Nevil Dede, zv/trajner i Skënderbeut

Nevil Dede është caktuar si ndihmësi i trajnerit të ri të Skënderbeut, Shkëlqim Muça. Ish-mbrojtësi i hekurt, 8-herë kampion me Tiranën (1995, 1996, 1997, 1999, 2000, 2003, 2004, 2007) dhe 1-herë Elbasanin (2006), ka një eksperiencë të shkurtër si trajner dhe ndihmëstrajner me Tiranën, kur në sezonin e kaluar ndihmoi Alban Tafajn. 35-vjeçari Dede, 30 ndeshje me Kombëtaren ka dhe një eksperiencë në Kinë (Changsha). Trajneri i portierëve të skuadrës korçare do të jetë Gjergji Kushe.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili