E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 dite burg per pjestaret e UCK-se

Nente nga te arrestuarit ne luginen e Presheves do te qendrojne ne paraburgim per 30 dite. Vendimi u morr nga gjykatesi i ceshtjes i cili deklaroi se autoritetet do te nisin hetimet per zbardhjen dhe vertetimin e akuzave ndaj ish ushtareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Dje ne Presheve mijera shqiptare protestuan kunder ketyre arrestimeve.Prokuroria Serbe deklaron se ata jane te perfshire ne se paku 51 vrasje dhe 159 rrembime ne qytetin e Gjilanit ne Kosove.
Deputeti i vetem shqiptar ne Parlamentin e Serbise nga Lugina e Presheves, Riza Halimi, tha per BBC, se praktika e dhunes e ndjekur nga qeveria e Serbise nuk do te shkoje ne favor te asnjeres pale, per shkak se keto ceshtje favorizojne ndarje ne baza etnike qe mund te çonte ne ndryshimin e kufijve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›