E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon hashash

Eshte tentuar serisht trafikimi i droges ne linjen Lazarat-Vrine me destinacion final Greqine. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Vlores, njoftuan se u bllokua nje sasi prej 220 kile hashash ne afersi te Sarandes. Pas me shume se nje muaj hetime, sektori i Antidroges dhe ai kunder Krimit te Organizuar goditen rrjetin me te fundit te trafikut te lendeve narkotike. Net e jane perfshire disa persona nga Saranda dhe Delvina, si dhe trafikante nga fshati i Lazaratit. Pas informacioneve te sakta, uniformat blu kryen operacionin e koduar "Kunderpergjigjja 2". Sipas policise droga u bllokua ne afersi te fshatit Ftele te Vrines ne afersi te postes kufitare dhe rreth 150 metra larg bregut te detit. Sipas hetuesve hashashi ishte transportuar nga Lazarati ne Vrine me mushka. Ndersa pritej qe nje gomone nga Korfuzi te vinte dhe te merrte sasine e madhe te hashashit. Pas sekuestrimit te droges, policia ka shoqeruar tre persona emrat e te cileve nuk behen me dije.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›