E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia në dilemë për ushtarët e vet në Kosovë

Pragë -Çekia është përfshirë nga kontradita të brendshme politike. Në fund të këtij muaji, Dhona e Ulët e Parlamenti çek ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për të vijuar qëndrimin e ushtarëve çek në Kosovë. Opozita e majtë çeke, socialdemokratët dhe komunistët e pareformuar, papritur kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për qëndrimin e ushtarëve çekë në Kosovë dhe në Afganistan. Shkak është bërë, pse qeveria ka vendosur për të dërguar në Afganistan njësi luftarake.

"Shpresoj se megjithatë do të ndodhë një mrekulli e vogël e krishtlindjeve dhe se shenjtorët, edhe pse nuk e kanë sezonin, t'ua ndriçojnë trurin politikanëve çekë", ka thënë shefi i diplomacisë çeke Karel Shvarcenberg.

Ministria çeke e Mbrojtjes do të punojë me dinamikë të shtuar për një kompromis me opozitën, i cili do të mundësonte që vendi të shmangë turpin që të fillojë të udhëheqë me Bashkimin Evropian më 1 janar dhe me Ballkanin si prioritet, por se duhet të kthejë ushtarët e vet nga Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›