30 ditë paraburgimpër Guvernatorin Rexhepi
PRISHTINE- Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.
Pas një seance të gjatë, gjykata vendosi të mbajë në paraburgim Rexhepin duke hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes, për ta liruar.
Avokati Ramë Gashi, tha pas seancës se vendimi për paraburgim ishte i padrejtë.
Gashi tha se edhe arrestimi i tij është bërë pa asnjë bazë ligjore, dhe të gjitha këto, siç tha avokati mbrojtës do t’i vërtetojë gjatë mbrojtjes që do t’i bëjë Guvernatorit.
Rexhepi u arrestua të premten me dyshimin për korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmange të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje parash. Së bashku me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.
(e.n/tg/BalkanWeb)