E Diel, 1 Nëntor 2026

Fetel në poleparakalon Alonsonnë xhiron e fundit

GJERMANI- Sebastian Fetel ka marrë pole-positionin e radhës në Formula 1, këtë herë ndaj një Ferrari në superformë. Në Hokenhaim të Gjermanisë, piloti i Red Bull ka lënë pas me dy të mijtat Fernando Alonson, i cili ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë fundjavës. Spanjolli ishte duke kryesuar qetësisht provat zyrtare, por në xhiron e fundit Fetel mundi ta lërë pas rivalin e tij.
Red Bull tregoi edhe këtë herë supremaci në provat zyrtare, duke marrë pole-positionin e 10-të në 11 garat e deritanishme. Ndërkohë, vend i tretë për Felipe Masën, një pozicion që konfirmon gjendjen e mirë të skuderisë kokëkuqe. I katërti është renditur piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber, i cili ka lënë pas dy makinat MekLaren. Këtë herë Xhenson Baton do të niset përpara liderit të Botërorit Ljuis Hamilton, që nuk ka shkuar më shumë se një vend i gjashtë.
Ndërkaq, Mikael Shumaker edhe pse garonte në pistën e shtëpisë, nuk u fut fare në sesionin e tretë, duke u renditur i 11-ti. Gara për çmimin e Madh të Gjermanisë është e 11-ta në kalendarin e kampionatit botëror, që deri tani kryesohet nga Ljuis Hamilton i MekLaren me 145 pikë. I dyti është shoku i tij i skuadrës Xhenson Baton me 133 pikë, ndërsa i treti Mark Veber me 128.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›