E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përgëzonpunëtorët e mirëmbajtjes së e infrastrukturës

TIRANE- Kreu i Bashkisë, Edi Rama takoi sot punonjësit e ndërmarjes numër 2 që merret me mirëmbajtjen e infrastrukturës së Tiranës për ti përgëzuar për punën e bërë deri më tani dhe rëndësinë e përmirësimit të mëtejshmë të këtyre ndërhyrjeve.

Sipas Ramës, falë punës së bërë nga kjo ndërmarrje, investimet e bëra me taksat e qytetarëve janë shumë më të garantuara.

“Është shumë e rëndësishme që 24 orë në 24 , sipas detyruave dhe sipas fazave të punës gjatë ditës cdo punëtor dhe punëtore në këtë ndërmarje të bëjë maksimumin duke e kryer maksimalisht detyrën e vet. Dua tju përgëzoj sepse falë punës suaj ne sot kemi një qytet shumë më të mirëmbajtur dhe investimet e bëra me taksat e qytetarëve janë shumë më të garantuara pikërisht sepse mirëmbahen” u shpreh Rama.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›