E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 mijë Lulët e vocërr dhe Lul-i i Saliut që noton në miliarda krimesh

Një fëmijë duke shitur cigare në zonën e Bllokut

Nga Kledian Lula

Kryeministri Sali dhe OJF-ja e teto Lilit (Liri Berisha), bashkëshortes së tij nënës së fëmijëve shqiptarë, ka disa ditë që po dalin ne ekrane e tribuna mitingjesh, me postera fëmijësh të lumtur të marrë nga interneti, duke mashtruar opinionin se pushtet-familja SALI i ka bërë të lumtur fëmijët shqiptarë. Por edhe pse Saliu bën demagogji, shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre që të lumtur e në luks në Shqipëri, madje me pasuri e llogari bankare miliardëshe, jetojnë vetëm mbesat dhe nipat e Sali Gërdecit, të kandidat Lulit, të Ilir Bllokut e të klikës së tij në pushtet. Ndërsa fëmijët e shqiptarëve, ata që Sali Baba i ka lënë pa prindër, pa shtëpi, pa punë e pa të ardhura, po jetojnë në mizerje. Se sa të lumtur janë fëmijët në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, ka 10 ditë që po i shikon kandidat Luli dhe kandidatë-lulushët e Saliut në qytete e zona.

Kandidat Luli dhe lulëzimi i punës së fëmijëve në pushtetin SALI

Prej 10 ditësh, po shikoj kandidat Lulin e Saliut që po puth fëmijët e lagjeve të Tiranës dhe thotë: Do mbrojmë jetën e fëmijëve, do ti bëjmë akoma më të lumtur. Në fakt, Luli ka të drejtë kur flet për LUMTURI, sepse jetën e fëmijëve të varfër e të shfrytëzuar prej varfërisë e ngatërron me parajsën e jetës që bënë vajza e tij. Luli i Saliut po kërkon të bëhet kryetar bashkie edhe duke mashtruar fëmijët e zhytur në mjerim, ndërkohë që mijëra fëmijë në Tiranë e në mbarë Shqipërinë, jo vetëm po lebetiten për copën e bukës thatë, por edhe detyrohen deri me dhunë, të punojnë për ta siguruar atë. Luli i Saliut e di, që shumë fëmijë shqiptarë humbin jetën, sepse nuk blejnë dot medikamentet për mjekim, se ngrysen e gdhihen pa bukë, se vriten aksidentalisht në punë, se vdesin e gjymtohen në demontim predhash dhe mbledhje skrapi, si fëmijët e Gërdecit. Luli i Saliut dhe Saliu i tij, që vajzën, mbesat dhe nipat e tyre i ngrohin dhe i freskojnë me kondicioner edhe në tualet, nuk e kanë prishur qetësinë e tyre luksoze kur kanë mësuar se shumë fëmijë vdesin nga të ftohtit, mbasi nuk kanë as zjarr të ngrohen, siç vdiq 20 ditë më parë foshnja 1 vjeçe në gjirin e nënës. Apo siç u dogjën natën të gjallë e me barkun bosh 4 fëmijë në Sukth dhe 2 në Vlorë. Edhe pse ka përballë këtë realitet tragjik e anti-njerëzor të pushtetit të tij krim, Luli i Saliut vazhdon të mashtrojë fëmijët dhe prindërit e tyre me demagogjinë e stilit SALI, për jetë të lumtur!

Në xhunglën social-ekonomike të krijuar prej pushtetit SALI, po lulëzon masivisht punësimi i të miturve. Prej punëdhënësve të mesëm e të vegjël, u krijua tregu fitimprurës i punës së tyre, të cilin vazhdojmë ta kemi prezent në mënyrë shqetësuese. Kongresi Botëror i Punës së Fëmijëve, mbajtur në qershor 2009, renditi Shqipërinë e pushtetit SALI, në vendin e parë ndër 5 vendet më problematike për këtë krim shoqëror.

Në Shqipëri, sipas një evidentimi të bërë nga instituti i Punës, realisht janë afro 30 mijë fëmijë të punësuar. Kjo nuk është shifër e pakët për një vend si Shqipëria, ekonomia e të cilit, në 18 vjet ka humbur 67% të vendeve të punës dhe që tregu aktual i punës, mbulohet nga puna e fëmijëve në masën 36%. Llojet e punës që bëjnë fëmijët, në shumë raste janë të rënda e të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e tyre, me nga 10-12 orë në lavazhe, qepje këpucësh, grumbullim hekurishtesh, plastike, pastrues plehrash, shitës rruge, hamenj në treg, punëtorë në magazina, fatorino, ndërtim, bujqësi, blegtori e shërbime spontane të rrugës. Plagët social-ekonomike që përjetojnë shumë familje shqiptare prej politikave social-ekonomike shkatërruese të (ç)qeverisjes SALI, janë shkak për këtë punësim fëmijësh e të miturish, por dhe mundësi krimesh e trafiqesh me ta. Duke u lejuar prej qeverisë SALI, tregu abuziv i punës së fëmijëve, punëdhënësit që kanë firma, apo biznese të mesme e vogla, por dhe biznese të mëdha, shumë prej vendeve të punës, kryesisht ato që nuk kërkojnë shkallë të lartë, ose të mesme kualifikimi, pra punët e rëndomta, pse jo dhe të rrezikshme, i kryejnë me punonjës-skllevër të mitur. Kjo ndodh sepse punëdhënësit, në emër të shtimit të paligjshëm e të padeklaruar të fitimeve, për të mos paguar punonjës të rritur që kërkojnë paga të larta, tërheqin në këto procese pune ditore, javore, mujore e vjetore, fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në shkallë vendi, sipas deklarimeve të bëra në fund të vitit mësimor 2009, rezulton se afro 23% e fëmijëve kanë braktisur shkollën sepse punojnë e shfrytëzohen si skllevër, për të siguruar për familjet, bukën që ua ka hequr pushteti SALI.

30 mijë fëmijë skllevër, të prodhuar nga pushteti SALI

Qysh pas fjalimit të tij programatik në hapje të fushatës demagogjike për të uzurpuar bashkinë e Tiranës, kandidat Luli e ka braktisur shezllonin tek salloni VIP në hotel Sheraton dhe ka zbritur në bazë, duke u puthur me popullin. Mes atyre mijëra banorëve të kryeqytetit, që Luli bën sikur i dëgjon, viktima të mashtrimeve e demagogjisë së tij, janë dhe fëmijët. Nëse kandidat Luli i Saliut do të mësojë se kush e ka krijuar ushtrinë e fëmijëve skllevër që lypin e punojnë, le të shikojë një dosje të zezë të krimit mbi fëmijët e të miturit, të shkaktuar prej pushtet-krimit SALI, të evidentuar nga BE dhe të lënë si detyrë për ta eliminuar. Këtë krim, pushteti SALI e ka realizuar dhe po e vazhdon, duke instaluar mjerimin ekstrem social-ekonomik në jetën e shqiptarëve, duke prodhuar afro 30 mijë fëmijë skllevër, të futur në kthetrat e punësimit, shfrytëzimit dhe trafikimit për shkak të varfërisë.

Në ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta, prej 7 vitesh figuron të jetë ngritur dhe ekziston në bordero, një sektor special që trajton punën e të miturve. Ka dhe një inspektoriat Kombëtar Pune, me struktura në të gjithë vendin, ka zyra pune, bashki, shërbim sigurimesh shoqërore, tatime, drejtori arsimore, prokurori, gjykata etj. Por nuk ka veprim prej pushtetit SALI. Eshtë kandidat Luli, i cili nisur lëvizjen kundër fenomenit skllavërim fëmijësh tani në fushatë, se deri dje as që donte të dinte për skllevërit që lypin, gjymtohen, trafikohen e vriten për bukën e gojës që nuk ua ka siguruar pushteti SALI. Në punën e tyre, prej shumë vjetësh nuk ka pasur asnjë reagim, madje nuk është konstatuar qoftë edhe një rast i vetëm psh., që një punëdhënës të jetë ndëshkuar për punësim dhe shfrytëzim abuziv fëmijësh. Vetëm një fakt: 55% e firmave të huaja, që operojnë në vendin tonë, 40% të prodhimit të tyre e përballojnë me krahët e të miturve, të cilët i përdorin për të qepur pantofla, këpucë, tekstile. Ndërkohë, afro 75% e punëdhënësve të vegjël në shërbimet publike, si lavazhe, transport, pastrime, tregti ambulante etj., afro 80% të volumit të punës e përballojnë me krahët e fëmijëve. E ndërsa OJF-ja e bashkëshortes së kryeministrit Sali siguron lumturinë dhe mbrojtjen e fëmijëve skllevër e të varfër duke mbushur dosjet me projekte për donacione.

BE kërkon eliminimin e skllavërisë së fëmijëve, pushteti SALI e shton

Eliminimi i punës së të miturve, si një ndër 3 kushtet bazë për pushtetin SALI për pranimin e Shqipërisë në BE, rezulton të jetë edhe sot një mashtrim për BE dhe demagogji për shqiptarët, të cilën Sali Baba po e realizon nëpërmjet një fondacioni fantazmë që komandohet nga bashkëshortja e tij. Liri Berisha, ose siç e kanë pagëzuar shqiptarët Nëna Mbretëreshë e P

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›