E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka ardhur koha për të sulmuar ushtrinë e Gadafit

06-04-2011 / (Weekly Standard)

Ç’duhet bërë akoma në Libi?

Kontradiktat e qenësishme midis administratës së Obamës konstatuan që synimet politike për largimin e Moammar Qaddafit nga pushteti dhe frenimet e operacioneve ushtarake që kanë marrë rrugë në Libi, mund të arrijnë në një pikë vendimtare

Nga Frederik Kagan (Weekly Standard)

Teksa forcat e regjimit janë ende në avancë, debati mes partnerëve të koalicionit, që morën përsipër largimin e Gadafit është përqendruar mbi dëshirën për armatosjen e rebelëve. Rebelët, padyshim, që do të kërkojnë armë dhe stërvitje, por një zhvillim i tillë brenda mundësive të tyre ka shumë të ngjarë, që të rezultojë vendimtare brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Rebelët nuk kanë për të kërkuar (as nuk do t’u jepen) pajisje të bashkërenduara me artilerinë dhe predhat, makinat e blinduara e mbi të gjitha disiplina dhe shpirti luftarak që nevojitet shumë për të përballur një mur të tillë zjarri.
Nëse koalicioni i shteteve pretendon që largimi i Gadafit është serioz, hapi tjetër logjik është eliminimi i armëve të rënda, nëse kërcënojnë jetën e civilëve ose jo.
Raportimet e medias dhe udhëzimet ushtarake sugjerojnë që sulmet ajrore të kufizohen ndaj forcave të Gadafit, të cilat avancojnë në zonat e luftës apo angazhohen në komandën dhe kontrollin e forcave, që kërcënojnë popullatën civile. Ata nuk kanë si qëllim pajisjen me armë të rënda, që mbeten të palëvizshme në zonat e favorshme për Gadafin.
Duket se po krijohet një lloj frenimi nga elementët sulmues të forcave luajaliste që manovrojnë në shkretëtirë kundër rebelëve që avancojnë në Sirte.
Ky kontroll është në të njëjtën linjë me gjuhën e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që autorizuan forcat e NATO-s të mos mbërrinin deri te mandati për mbrojtjen e forcave rebele të armatosura nën mësymjen prej luajalistëve të Gadafit.
Ka të ngjarë që koalicioni nuk i sulmoi këto mekanizma në Sirte, pa pasur frikë se mos shkaktonte aksidente civile, veçanërisht në një zonë pro-Gadafi, ku mund të dilnin në pah e t’i shihte e gjithë bota. Forcat e Gadafit duket se kanë marrë një mësim të mirë, të paktën për tani, gjë që i ka bërë të presin mësymjet e çorganizuara rebele dhe do t’i lejojë ata të asgjësojnë dhe të demoralizojnë kundërshtarin. 
Ata mbase nuk do të kenë mundësi të marrin përsëri terrenin që humbën (me disa përjashtime), por mund të konsolidojnë vendet kritike që i mbeten.
Kësisoj, ne e gjetëm veten në një lojë aspak të këndshme. Gadafi dhe mbështetësit e tij kanë vënë bast që ndërkombëtarët do t’i sulmojnë ata, në një kohë që koalicioni ka vënë bast që Gadafi dhe forcat e tij kanë për t’u shkatërruar të parët dhe shumë më shpejt. Administrata e Obamës ka për të kundërshtuar ndjekjen e synimeve kontradiktore: duke ruajtur vullnetin e rebelëve të Libisë jo thjesht për të mbrojtur terrenin e tyre, por për të vazhduar përpjekjet e përgjakshme për ta larguar nga pushteti Gadafin, duke mbajtur në këmbë lidhjen e një koalicioni të brishtë, duke parandaluar një katastrofë humanitare, duke i mbajtur armët larg duarve të ekstremistëve islamikë dhe duke mohuar kështu mundësinë e Kinës dhe Rusisë për të shfrytëzuar hapësirën e veprimeve  ushtarake, në mënyrë që të kthehet rryma e opinionit ndërkombëtar kundër këtyre orvatjeve.
Vendimi për të armatosur rebelët do të ishte një përpjekje e kujdesshme midis këtyre objektivave – nuk do të ishte një zgjerim i përpjekjeve ushtarake të NATO-s, as nuk do të dukej si një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e koalicionit, por do të ngurtësonte thelbin e opozitës libiane dhe do ta demoralizonte tërësisht Gadafin dhe qarkun e tij.
Një kalibrim i tillë kaq i kujdesshëm zor se do të jetë i suksesshëm.
Ndërkombëtarët kanë për t’i kritikuar veprime të tilla.
Rebelët shumë shpejt do të zbulojnë se kapacitetet e tyre për të rezistuar llojeve të ndryshme të sulmeve në të vërtetë nuk janë në rritje – dhe madje mund të presin dhe të përshtasin një sjellje më të matur në pritjen e teknikave të reja. 
Rreziqet e armëve të tilla që janë në duart e al Kaedës kanë qenë të fryra – është e vështirë të imagjinosh se çfarë armësh mund të sigurohen, pikërisht ato për të cilat terroristët nuk kanë të drejta.
Rreziku i ndihmës për të armatosur popullatën libiane përgjithësisht për një luftë më të madhe civile, sidoqoftë, është i madh.
Po të marrim në konsideratë që forcat ajrore, aeroplanët e koalicionit janë duke bombarduar qendrat e komandove, dispozitat për më shumë AK-47 apo gjithçka lidhur me urdhrat e rebelëve, zor se do ta thyejnë vullnetin e Gadafit.
Strategjia e administratës kundrejt Libisë është ndjekur me shumë vëmendje e pasuar edhe nga përqasjet e administratës së Klintonit për konfliktet në Ballkan.
Por, tashmë, administrata po përjeton rrezikun e një hapi tjetër. Gjatë konflikteve në Ballkan, armët e rënda të forcave serbe u identifikuan si një çelës lehtësues dhe si një dobësi kritike. 
Një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake që u krye gjatë këtyre operacioneve ishte të shkatërrohej ajo mundësi.
Duke mos i dhënë vëmendje sfidave të ndryshme diplomatike dhe publike që shfaq, veprimi analog në Libi është hapi tjetër logjik i kësaj ekspedite.
Sulmi ndaj grupit ushtarak të Gadafit është një hap tjetër thelbësor, por ajo nuk garanton suksesin për rebelët, aq më pak për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Avantazhi i saj nuk përfshin në konflikt as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Perëndimin – ajo përkrah përpjekjet ushtarake të kufizuara për goditje të sakta kundër objektivave ushtarake, me qëllimin e mbështetjes së rebelëve.
Këto disavantazhe ndahen me politikën e Administratës, e cila po ndiqet tashmë – e lë Perëndimin pa asnjë kontroll real mbi situatën e zhvillimeve në Libi dhe duke i dhënë pak mundësi për mbrojtjen e popullatës nga sulmet e luftëtarëve që ndodhen mes tyre.
Mbi të gjitha, është hapi tjetër përgjatë këtij shtegu, që lejon këtë konflikt të zvarritet, që është edhe rezultati më i padëshirueshëm. Por, duke qenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj janë përjashtuar në mënyrë kategorike nga ndonjë masë që do të sillte një zgjidhje të imponuar të konfliktit, kjo është gjëja më e mirë për të ndjekur në vijim.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›