E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komenti/Gënjeshtrat e Ramës s’kanë këmbë bashkie

06-04-2011 / Nga Lavdrim Lita

Noam Chomsky, linguist i njohur dhe profesor i “Massachusetts Institute” është një autoritet intelektual botëror dhe një opozitar konstruktiv i pushtetit të SHBA-ve, i cili para do kohësh ka shkruar një “Dekalog mbi manipulimin e Masmedias për arsye politike”. Këtë libërth ai e ka bërë për demokracinë më të madhe në botë, sepse mendon se ajo mund të manipulohet për arsye politike. Megjithatë nganjëherë është mirë që t’i rilexojmë ca pika të këtij dekalogu, për të parë nëse ndonjë rregull pa dijeninë tonë, që aplikohet edhe në Shqipëri. Të fillojmë: së pari është Strategjia e hutimit: “devijimi i vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme nëpërmjet teknikës së ngopjes me hutime dhe informacione të parëndësishme”.
Po të shikosh lajmet e ditës se djeshme, ku deputeti Taulant Balla për llogari të Partisë Socialiste paditi në prokurori Lëvizjen Zgjohu për shkak se kjo OJQ ka hapur një fushatë sensibilizimi ndaj problemeve që ka krijuar paaftësia e kryebashkiakut në Tiranë, aty kupton veprimin në shkallë të parë të strategjisë së hutimit. Sepse lajmi i padisë fokuson vëmendjen tek “padia” ndaj Lëvizjes, gjoja për ta demaskuar si kundra PS-së, në mënyrë që Balla t’u thotë militantëve “mos e besoni fushatën e tyre sensibilizuese sepse fajin e ka Saliu”. Mesazhi i PS-së është jo sensibilizimit, sepse ai është krim.
Kurse një strategji e dytë është t’u deklarohesh njerëzve me një gjuhë infantile: “strategjia konsiston nëse dikush i drejtohet një individi sikur ky të kishte 12 vjeç, atëherë, në bazë të sugjestionit, ju do të kishit tendencë për një përgjigje ose reagim pa një sens kritik, pikërisht si ai i një 12-vjeçari”. Për të shpjeguar këtë strategji kujtoni në mend çka tha Edi Rama në një takim elektoral në Tiranë, ai tha pa i dridhur zëri: “Luli i Saliut ka llogari për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës dhe të të gjithë Shqipërisë për të gjitha zullumet”. Rama mendon se zgjedhjet janë politike prandaj qytetarët duhet të gjykojnë punët e qeverisë. Mirëpo e vërteta është se ne kemi zgjedhje lokale, pra, qytetarët duhet të gjykojnë punët e bashkisë, pra, kryebashkiakun Edi Rama, i cili me një shprehje frazeologjike të thjeshta, pa ndonjë sofistikim retorik do të japë mesazhin se është Saliu dhe jo unë kryebashkiaku i madh. Rama për aspektin emocional më shumë se arsyen sepse arsyeja do ta nxirrte zbuluar në zullumet e bërë në dëm të qytetarit.
Sidoqoftë ne jemi përballë zgjedhjeve lokale ku e rëndësishme është komunikimi i problemeve dhe mundësive që ka qyteti dhe kryeqyteti për të zhvilluar vetveten dhe zgjidhur ngërçet. Prandaj fati i një qyteti s’mund t’i lihet në dorë dikujt që mendjen e ka diku tjetër. Flas për Edi Ramën, i cili është kryetar i Partisë Socialiste që synon të jetë në 2013 kryeministër. Prandaj është një gënjeshtër e madhe interesimi për punët e pabëra të kryeqytetit.
Gënjeshtrat e tij janë më të qarta se kurrë, sepse ka vendosur të rikandidojë për herë të katërt për kreun e bashkisë Tiranë, duke premtuar të njëjtat gjëra që pati premtuar në 2007-tën. Megjithatë ka gjetur një mënyrë për të tregtuar një gënjeshtër të re. Ai na thotë se Këshilli Bashkiak i Tiranës është peng i votave të PD-së dhe LSI. Mirëpo kjo është një gjysmë e pavërtetë. Pse? Sepse koalicioni PD-LSI është aktiv që nga zgjedhjet parlamentare të 2009. Kurse nga viti 2007-2009 i gjithë Këshilli Bashkiak është në dominancë të së majtës, ku Rama edhe pse kishte shumicën për të votuar projektet që kishte premtuar se bëri. Kështu që teza që PD-LSI më sabotuan buxhetin për qytetin është një e pavërtetë e madhe. Është një gënjeshtër që kësaj radhe këmbët i ka të gjata, si të Ramës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›