30 mijë shqiptarë, të prekur nga hepatiti
Mbi 1 për qind e shqiptarëve janë të prekur nga sëmundjet infektive të hepatiteve. Ndërsa verdhëza ose Hepatiti A mbetet në kontroll, edhe si pasojë e vaksinave, por edhe mungesës së përhapjes së saj në masë. Hepatiti B mbetet problem jo vetëm për evidentim, por edhe trajtim. Barnat për kurimin e kësaj sëmundjeje janë tepër të shtrenjta dhe kapin shifra tepër të larta. Rimbursimi i tyre bëhet vetëm për një pjesë të të prekurve, duke listuar në radhë rastet më problematike, me nevoja emergjente.
Konkretisht, sipas të dhënave sipërfaqësore, mendohet që në vendin tonë të jenë prekur nga hepatitet 1 për qind e popullatës. Mesatarisht rezulton që numri të jetë rreth 30 mijë të prekur.
Ndërkohë që sëmundjet e tjera infektive, të cilat ishin problematike 30-40 vjet më parë, sot janë në nivele të kontrollueshme, por evidencat nuk përfshijnë të gjithë territorin dhe të gjitha zonat e vendit. Shumë raste me sëmundje ngjitëse nuk e dinë që mund të jenë mbartës të tyre, informohen rastësisht, madje as nuk trajtohen sipas protokolleve të nevojshme, duke u bërë kështu jo vetëm problem për komunitetin ku jetojnë, por njëkohësisht duke rrezikuar edhe gjendjen e tyre shëndetësore. Numri i të prekurve nga hepatitet është më i lartë se 1 për qind në grupe të caktuara. Sipas infeksionistëve, talasemikët apo hemofilikët, të cilët marrin gjak apo plazma në mënyrë periodike janë më të predispozuar për t‘u prekur nga këto infeksione. Mes kësaj kategorie, të prekurit nga virusi i hepatitit janë mbi 1 për qind. Dje në një konferencë të përbashkët, specialistë për sëmundjet infektive, infeksionistë, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ambasadës Italiane kanë diskutuar lidhur me situatën e sëmundjeve infektive në vendin tonë, si dhe për terrenin e përgatitur për përballimin e gripit të derrave AH1N1. Sistemi shëndetësor shqiptar është i gatshëm të përballojë situata në rast pandemie. "Në rast të një pandemie, specialistët e parë që do të përballen janë ata të shëndetit publik dhe të sëmundjeve infektive. Personeli është i mjaftueshëm në Shqipëri, qoftë në numër, por dhe kapacitetet e tyre janë të mjaftueshme për të përballuar situatën", tha drejtori i planifikimit të politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Arjan Harxhi. Sipas tij, bëhet fjalë për situata që kërkojnë rishikim të rregulloreve, zbatim dhe përshtatje të rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit, në kushtet aktuale, për situata kur duhen angazhuar fonde financiare të mëtejshme, kur duhet vlerësuar dhe përsosur sistemi shëndetësor. Harxhi theksoi se bazuar në kushtet e Shqipërisë, këto masa janë marrë, qoftë në drejtim të përshtatjes së rregullores ndërkombëtare, apo qoftë edhe në drejtim të rritjes së kapaciteteve të caktuara shëndetësore, përgatitjes së stafit, krijimit të stoqeve të nevojshme të barnave antivirale, por edhe rritjes dhe sensibilizimit të popullsisë për të qenë më të ndërgjegjshëm për parandalimin e infeksioneve.