30 serbë hyjnë me dhunë në territorin e Kosovës
Mediat kosovare raportojnë se 30 serbët kanë hyrë dje rreth orës 15:00 me dhunë duke mos përfillur paralajmërimine policisë. Serbet kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën në këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës.
Sipas burimeve, këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura "Garda e Car Llazarit" dhe të grupit fashist "Obraz", e që dyshohet se janë të armatosur. Policia kufitare e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga njësitë speciale dhe ato të EULEX-it.
EULEX-i i ka dhënë dritën e gjelbër që pjesëtarët e grupit të serbëve që dhunuan kufirin e Kosovës të arrestohen. Ndërkohë, dje rreth orës 16:00 janë nisur nga Prishtina për në Jarinje edhe njësitë speciale të EULEX-it.