E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim bankave per konkurencen

Ankesat e shumta kundrejt shërbimeve dhe pagesave në banka detyruan Autoritetin e Konkurencës që të nise një monitorim të tregut bankar. Një ditë pas shpalljes së raportit për këtë monitorim, për Alsat, kryetarja e e këtij institucioni shpjegon se hetimi nisi për të parë kushtet e konkurencës, por më pas u pa se problem ishin dhe tarifat për një sërë shërbimesh.

“U munduan të ruanin koosistencën prandaj qëndruam Brenda atyre bankave që kanë degë edhe Shqipëri edhe në vende të tjera të rajonit dhe na figuron që ka diferenca në tarifat që ofrojnë për të njëjtin lloj shërbimi. Si konsumator në qoftë se kam gjithë informacionin e duhur do të mund të përzgjedh se kush është banka për të marrë një shërbim të caktuar. Pikërisht ky informacion nuk u konstatua se e ekzistonte ose nuk u konstatua se ishte kaq transparent” tha Lindita Lati, kryetare e Autoritetit të Konkurencës.

Ndërkohë, vetë Shoqata e Shqiptare e Bankave ka kryer një studim në nëtë vende të rajonit, ku është bërë krahasimi i tarifave dhe komisionet e 20 produkteve bankare. Sipas Shoqatës së Bankave, komisionet në Shqipëri janë në të njëjtin nivel ose më lirë se sa vendet e rajonit në 17 produkte, ndërsa janë pak më të larta mesatarisht për tre produkte.

Të ardhurat nga tarifat dhe komisionet mbulojnë vetëm 21 për qind të shpenzimeve operacionale të bankave në Shqipëri. Autoriteti i Konkurencës bë raportin mbi bankat theksonte se ka mungesë të theksuar transparence. Shumë klientë përballen me kosto shtesë për të cilat nuk njoftohen që në fillim të veprimeve me bankat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›