30 te vdekur nga nje shperthim ne Zahedan
Te pakten 30 vete kane vdekur dhe 60 te tjere jane plagosur nga nje shperthim ne juglindje te qytetit iranian Zahedan. Ne kete rajon operojne nje numer bandash qe merren me trafikun e droges si dhe grupe militante. Menjehere pas sulmit autoritetet iraniane kane akuzuar Shtetet e Bashkuara se kane rekrutuar militante per te destabilizuar vendin. Kjo province eshte strehe e nje numri te madh myslimanesh sunite, qe formojne nje minoritet te vogel ne popullsine shumice shiite.