Veçer: Gjermania po krijon trazira në Maqedoni
Shkup-Gazeta maqedonase “Veçer”, shkruan se Gjermia po përpiqet të krijojë krizë në Maqedonia, e cila do të çojë në rrëzimin e qeverisë së Nikolla Gruevskit. Sipas kësaj gazete, lajmi i përhapur nga agjencia gjermane e lajmeve DPA se BDI do të tërhiqet nga Qeveria e VMRO-DPME-së, për shkak të anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, ka qenë edhe një tendencë e plasuar nga autoritetet gjermane.
Veçer shkruan se mediat gjermane jorastësisht publikojnë informacione të tilla, për shkak se siç nënvizohet Gjermania është vendi kundërshtar për heqjen e vizave për Maqedoninë. Shtypi maqedonas sulmet ndaj Qeverisë i ndërlidh edhe me aktivizimin e mediave të konzorciumit medial gjerman WAZ me gazetat Dnevnik, Utrinski dhe Vest.
“Muajve të fundit politika gjermane është agresive kundër Maqedonisë. Ajo po nxit tema se shqiptarët në këtë Qeveri shumë pak janë të pozicinuar. Gjermania po nxit tezën e shtetit dygjuhës, një ide e plasuar nga ambasadorja gjermane, por edhe nga lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi, i cili së bashku me liderin e ri të opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski janë politikanët më të afirmuar”, shkruan gazeta “Veçer”. (ina/start)