E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Të zgjidhet konteksti i emrit Shkup-Athinë

Uashington- Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Stajnberg, ka deklaruar se midis Shkupit dhe Athinës, ekzistojnë një sërë zgjidhjes. “Shpresoj se do të ketë një fokus real dhe të intensifikuar, edhe në Shkup edhe në Athinë, që të angazhohet për të gjetur një zgjidhje kreative e cila do të mundësonte të vazhdojë procesi i integrimit”, deklaroi Stajberg për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën maqedonase.

Ai paralajmëroi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin procesin e OKB-së me ndërmjetësim të mediatorit Metju Nimic dhe se janë të përgatitur të ndihmojnë aq sa munden në zgjidhjen e kontestit. “Do të angazhohemi maksimalisht me të dyja palët në negociata, që të shohim se cili është interesi i tyre nacional, sepse Greqia dhe Maqedonia kanë interes kjo të filloj të lëviz përpara. Mundohemi ti motivojmë të shohim më larg se ndjenjat e tyre të kuptueshme që njerëzit i kanë, të mendojnë për perspektivat dobitë e tyre më të gjëra”-nënvizoi zyrtari amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›