Tadiç: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën
Presidenti serb Boris Tadiç gjatë intervistës në një të përditshme franceze ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ne nuk mund të pranojmë që shqiptarët kanë fituar gjithçka dhe se serbët kanë humbur gjithçka. Kjo është e kundërta e një kompromisi, tha Tadiç, duke shtuar se pret që bisedimet mbi statusin e Kosovës të rifillojnë në një klimë të qetë.
Sipas tij, përparësia e madhe mbi të kaluarën është se askush nuk ëndërron për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me dhunë. Në intervistë, kreu i shtetit serb, po ashtu theksoi shpresën e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën