E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë bashkëbisedimet për çështjen e Qipros

Qipro - Në ishullin e Qipros vazhdojnë bashkëbisedimet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse lidhur me çështjen e Qipros dhe dy presidentët janë takuar për herë të tridhjetë bashkë. Presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore deklaroi se bisedimet për ekonominë kanë përfunduar dhe se tashmë ata do të kalojnë në bisedimet për "Tokat".

Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Aleksandër Douner i cili ishte mediatori i këtij takimi, është shprehur se në ishull nuk ka ndonjë ndryshim për strukturën e fuqisë paqeruajtëse. Douner lidhur me bisedimet tha se ato po kalojnë në mënyrë të kujdesshme dhe me optimizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›