E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, duan kohë

Shkup-Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Miloshoski ka deklaruar se Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka për qëllim në të ardhmen ta zhvillojë bashkëpunimin përmbajtjesor, jo vetëm formalisht, në të gjitha nivelet që mund t'i kenë dy shtete fqinje".

"Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është diçka që kërkon kohë të caktuar. Jam i sigurt se me përpjekjet të përbashkëta dhe qëllimmira të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë dhe të gjithë faktorëve të tjerë politikë të dy vendeve do të arrijmë të krijojmë kushte më të volitshme për vendosjen sa më të shpejtë të relacioneve diplomatike", tha Milloshoski.

Ai potencoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera në Republikën e Maqedonisë janë kryesisht të kënaqura nga Komunikimi i përditshëm dhe bashkëpunimin të cilin e kanë me autoritetet e Kosovës. Ish kryeministri i Maqedonisë, i cili aktualisht është deputet i LSDM-së thotë se sjelljet e tilla të Qeverisë së Maqedonisë i vënë në dyshim marrëdhëniet fqinjësore.

“Diçka nuk shkon në marrëdhëniet jo vetëm mes presidentëve Ivanov dhe Sejdiu, por edhe mes Maqedonisë dhe Kosovës."Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kemi njohur Kosovën, ndërkohë ende nuk kemi vendosur marrëdhënie diplomatike", theksoi ai. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›