E Diel, 1 Nëntor 2026

30 vite nga Lufta në Folkland mes Britanisë e Argjentinës

Britania dhe Argjentina shënojnë sot 30- vjetorin e Luftës në Folkland, që janë ishuj nën qeverisjen britanike në jug të Oqeanit Atlantik.

 Hyrja e trupave argjentinase në këto ishuj më 2 prill të vitit 1982, shkaktoi një luftë 74 ditëshe.

Përfundimisht forcat britanike mbizotëruan në konflikt, duke e detyruar Argjentinën që të tërhiqet në qershor të vitit 1982.

Nga kjo luftë kanë vdekur afro 650 ushtarë argjentinas, 255 ushtarë britanikë dhe tre banorë të ishujve.

Në shënim të përvjetorit, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka riafirmuar përkushtimin e qeverisë së tij për të drejtën e banorëve të Folklandit, që të përcaktojnë të ardhmen e tyre.

Presidentja e Argjentinës, Kristina Kirçner, e ka dënuar pushtetin britanik në ishujt Folkland duke e vlerësuar si “anakronizëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›