E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, 29 të vrarë nga përleshjet e ushtrisë me militantët

Të paktën 29 persona janë vrarë në përleshjet ndërmjet militantëve dhe ushtrisë në jug të Jemenit. Sipas të dhënave mësohet se gjatë përleshjeve janë vrarë 17 ushtarë dhe 12 militantë.
 

Një zyrtar lokal ushtarak tha se militantët kishin okupuar një bazë ushtarake në provincën Lahij, ndërsa qeveria ishte përgjigjur me sulme ajrore.
 

Për këto sulme, zyrtarët kanë fajësuar një grup islamist të ndërlidhur me Al-Kaedën, në pjesën jugore të Jemenit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›