PS, Rama mbledh Këshillin e të Urtëve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur sot Këshillin e të Urtëve, një strukturë që përbëhet nga emra të njohur prej vitesh në partinë opozitare.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të të Urtëve marrin pjesë Servet pëllumbi, Rexhep Mejdani, Ylli Bufi si dhe përfaqësues të tjerë të PS-së ndërsa pritet të diskutohet për situatën politike në vend dhe hapat e ndërmarra nga opozita.
Këshilli Politik i të Urtëve konsiderohet si një strukturë, e cila nuk do të ketë një pozicion thjesht honorifik, por do te jetë në rolin e këshilluesit për PS-në dhe opozitën në tërësi. Ky Këshill do të kontribuojë jo vetëm në programin e opozitës, por edhe përsa i takon lëvizjeve të saj politike.