Brammertz:Mlladiç është gjallë, kërkimet vazhdojnë
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, Serge Brammertz, deklaroi sot se ish-gjenerali i serbo-boshnjakëve Ratko Mlladiç është gjallë. Mlladiç kërkohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Këto komente, Brammertz i bëri gjatë një interviste për të përditshmen "Dnevni Avaz". Duke kundërshtuar familjen e Mlladiç, e cila javën e kaluar paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Beogradit për deklarimin e vdekjes së të afërmit të tyre, Brammertz deklaroi se "ai është gjallë dhe nuk ka asnjë motiv për të ndryshuar bindjen tonë se ai ende fshihet këtu".
Brammertz shtoi se duhet ushtruar ende presion mbi Beogradin për dorëzimin e dy të kërkuarve, Mlladiç dhe Goran Haxhiç, ky i fundit ish-lideri politik i serbëve të Kroacisë.