E Shtunë, 31 Tetor 2026

'300 ditët e para të qeverisjes', votohet 50 me 50 në sondazhin e 'BalkanWeb'

TIRANË-Mijëra vota kanë rezultuar për sondazhin online të "BalkanWeb" me temë ‘A keni besim se qeveria e re do të arrijë rezultate konkrete gjatë 300 ditëve të para të punës?.

Me më pak se 1 për qind më shumë, lexuesit e agjencisë së lajmeve online kanë votuar se kanë besim se qeveria do mund të arrijë rezultate konkrete në 10 muajt e parë të qeverisjes. Në total ky sondazh mori mbi 10 mijë vota.

Rezultati i sondazhit
Po 50.37%
Jo 49.63%
Totali Votave 10346

Sondazhi mori shkas nga programi i ri qeverisës që u prezantua nga e majta në qeveri. Drafti mori miratimin e shumicës një ditë më parë në Parlament, por jo atë të opozitës që vlerësoi se premtimet e qeverise së re janë mashtrime vetëm për të ardhur në pushtet, ndërsa programin e cilësuan si plagjiaturë të pastër.

Ndërkohë e majta e mbrojti programin dhe theksoi se populli e votoi masivisht më 23 Qershor, sepse besoi në çdo premtim që dhanë kandidatët e saj dhe se çdo premtim e ka konkretizuar në draft pune për programin e ri qeverisës.

Po sot agjencia e lajmeve online çeli sondazhin e ri me temë “Vendimi i parë i qeverisë ishte zëvëndësimi i portretit të Nishanit me Ismail Qemalin. Ju duket e drejtë? Voto: Po, Jo”.

Sondazhet online të 'BalkanWeb', nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale. Çdo përdorues ka të drejtën e një vote.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Voto sondazhin e ri-A duhet të zevendësohet foto e Nishanit me foton e Ismaili Qemalit?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›