300 familje në Bregune Lumit, vuajnë mungesëne ujit prej 2 vitesh
TIRANE- Rreth 300 familje në zonën e Bregut të Lumit në periferi të kryeqytetit prej më shumë se 2 vjetësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Ata janë vendosur këtu pas viteve 90 dhe banesat e tyre janë në proces legalizimi. Banorët thonë se kanë kërkuar nga ujësjellësi lidhjen e kontratave për furnizimin me ujë, por nga kjo ndërmarrje ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Është një katastrofë që në vitin 2010 të jetosh në këtë gjendje të mjerueshme. Kemi tre vjet pa ujë, nuk jetohet pa ujë këtu , shteti duhet të mendojë edhe për ne se është gjynah. Jemi ankuar kudo dhe askush nuk vjen të na zgjidhë punë ” shprehen banorët.
Krahas këtyre zonave informale, mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere e kanë ndjerë edhe banorët e lagjeve afër qendrës së kryeqytetit.
(e.n/news24/BalkanWeb)