3000 maturantë zgjedhin studimet jashtë
Janë tre mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë, të cilët preferojnë të studiojnë në universitetet jashtë vendit. Numrin më të madh të tyre e zënë aplikantët për në universitetet italiane. Dhe kjo jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe të garantimit të një burse studimi, pas arritjes së rezultateve të larta. Pas aplikimeve të kryera fillimisht pranë universiteteve të huaja në degët e preferuara dhe procedurave të kërkuara nga përfaqësitë diplomatike të vendeve të përzgjedhura, maturantët duhet të kalojnë edhe disa faza të tjera.
Bëhet e ditur se kandidatët, që tashmë kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta jashtë vendit, duhet të paraqiten në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) për tërheqjen e vërtetimeve të vulosura. Me anë të këtij dokumenti, ata faktojnë mbarimin e shkollës së mesme. Ky është një ndër dokumentet kryesore që maturantët duhet të paraqesin në organet konsullore për ndjekjen e studimeve jashtë vendit. AVA ka mbyllur evidentimin e të gjitha të dhënave të grumbulluara nga plotësimi i formularëve A-1, ku ka rezultuar se rreth 3 mijë nxënës shqiptarë kanë kërkuar të ndjekin shkollën e lartë jashtë vendit. Pjesa më e madhe e të rinjve kanë plotësuar regjistrimet paraprake për programet që ofrojnë universitetet italiane. Përfaqësues të AVA-s konfirmojnë se janë përgatitur rreth 3 mijë vërtetime, që do të shkojnë për këtë kategori.
Sipas AVA-s, shpërndarja e tyre do të bëhet pranë kësaj agjencie dhe jo nëpërmjet dërgimit të tyre në shkollat e mesme, ku kanë mbaruar kandidatët. Të gjithë aplikuesit duhet të paraqiten në AVA dhe kundrejt një vlere të caktuar financiare të mundësojnë tërheqjen e këtij vërtetimi. Ndërsa, kur të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve, ata duhet të paraqesin jo vetëm certifikatën e Maturës Shtetërore, por edhe dëftesën (vetëm për studimet në Itali). Dokumentet origjinale duhet të dorëzohen në muajin gusht, kohë në të cilën duhet të jenë shpërndarë edhe certifikatat e maturës, në të cilat gjenden rezultatet e arritura në provimet me zgjedhje, ashtu dhe ato të detyruarat.
Formulari A2, i cili plotësohet nga maturantët për të vijuar studimet e larta, pritet të shpërndahet. Por deri tani nuk ka një datë fikse se kur do të dalë ky formular, për shkak të mungesës së disa të dhënave të rëndësishme për të.
Maturantët do ta plotësojnë formularin e preferencave pas publikimit të rezultateve të provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore