Grushti i shtetit në Honduras, "fantazmë" e politikave të dikurshme amerikane
Presidenti amerikan, Barak Obama, e dënoi me zë të lartë rrëzimin me forcë të Presidentit të Hondurasit, duke e përkufizuar si grusht shteti që krijonte "një precedent të tmerrshëm" për gjithë rajonin. Deklarata u lëshua në një çast kur qeveria e re e këtij shteti refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve për rivendosjen e Presidentit në pushtet dhe u përball me protesta të ashpra. "Nuk duam t‘i kthehemi errësirës së të shkuarës, në të cilën puçet ushtarake hidhnin poshtë rezultatet e zgjedhjeve", tha Presidenti amerikan. "Duam që t‘i përmbahemi përjetësisht demokracisë".
Kriza në Honduras, e shpërthyer të dielën, në çastin kur disa ushtarakë të lartë zgjuan me brutalitet Presidentin Manuel Zelaja dhe e detyruan ta linte vendin i veshur me pizhame, po e vë Presidentin Obama përpara gjynaheve të vjetra të politikës së vendit të tij në Amerikën Latine.
Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë ndërhyrjesh në punët e brendshme të vendeve të këtij rajoni, duke nisur nga mbështetja e fraksioneve të caktuara politike, deri te nxitja e grushteve të shtetit. Zyrtarët e lartë amerikanë janë vënë në vështirësi këto ditë dhe u është dashur të hedhin disa herë poshtë akuzat e përsëritura të Presidentit venezuelian, Hugo Çavez, sipas të cilit, edhe në këtë rast, është CIA ajo që fshihet pas rrëzimit me forcë të Presidentit të Hondurasit.
Ndërkaq, janë disa zyrtarë të lartë amerikanë që kanë deklaruar se janë zënë të papritur nga puçi i së dielës. Por shtuan se qenë përpjekur prej javësh të shmangnin konfrontimet e ashpra politike mes Presidentit Zelaja dhe një grupi ushtarakësh, për të cilët qenë të papranueshme qëllimet e kryetarit të shtetit për t‘i siguruar vetes një mandat të dytë presidencial.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë prej kohësh lidhje të ngushta me forcat ushtarake të Hondurasit dhe rregullisht i kanë asistuar në trajnimin e trupave. Këto lidhje të ngushta tashmë e kanë vënë administratën "Obama" në pozitë tepër të sikletshme, duke u hapur udhë akuzave se ka mbajtur njërin sy mbyllur përpara puçit të pritshëm ushtarak. Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë hedhur me forcë poshtë këtë akuzë, dhe reagimi i shpejtë i Obamës kundër rrëzimit të Presidentit Zelaja është krejt i ndryshëm nga ai i administratës "Bush", e cila në vitin 2002 nxiti dhe mbështeti grushtin e dështuar të shtetit kundër Presidentit venezuelian, Hugo Çavez.
Më 2 qershor, zyrtarët e administratës "Obama" patën rastin ta shihnin me sy betejën e heshtur politike që ziente në Honduras në çastin kur Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, udhëtoi në Honduras për të marrë pjesë në Konferencën e Shteteve Amerikane. Klinton u takua me Zelajën dhe sipas raporteve, Sekretarja e Shtetit u ndje e mërzitur kur ai e ftoi në një dhomë private dhe ku ju desh t‘u jepte dorën me radhë të gjithë pjesëtarëve të familjes së madhe presidenciale.
Gjatë një takimi zyrtar të mëpasshëm, të dy diskutuan mbi planet e Zelajës për zhvillimin e një referendumi që do t‘i krijonte terrenin për modifikimin e Kushtetutës, në mënyrë që t‘i ndizej drita jeshile për një mandat të dytë presidencial. Por zyrtarët amerikanë në atë kohë ishin të mendimit se planet e Zelajës për referendumin binin ndesh me Kushtetutën, dhe treguan shqetësim se këmbëngulja në këtë drejtim do të rriste edhe më tepër tensionet mes tij dhe forcave të ushtrisë, ashtu si dhe me fraksionet e tjera politike kundërshtare.
E megjithatë, siç vërejti një zyrtar i administratës "Obama", ndërsa Shtetet e Bashkuara mendonin se zhvillimi i referendumit nuk qe ide e mirë, kjo nuk mund të justifikonte kurrsesi puçin ushtarak. "Në një çast po diskutojmë zhvillimin e një sondazhi, një sondazh pa kurrfarë impenjimi politik; në tjetrin flasim për largimin e një Presidenti me forcë nga vendi i vet", tha zyrtari gjatë një konference shtypi, pa pranuar të identifikohej me emër.
Ndërsa situata në Honduras përkeqësohej, asistenti i Sekretarit të Shtetit, Tomas Shanon, kontaktoi me Hugo Lorens, ambasadorin amerikan në Honduras, me Presidentin Zelaja, me ushtarakë të lartë, si dhe me liderë të opozitës në vend. Më pas gjërat u përkeqësuan, veçanërisht gjatë së mërkurës dhe së enjtes së javës së shkuar, në çastin kur Presidenti Zelaja shkarkoi komandantin e Forcave të Armatosura dhe kur Gjykata Supreme deklaroi zyrtarisht se referendumi i planifikuar nga Presidenti rezultonte i paligjshëm.
"Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i kërkuan zotit Lorens të fliste me palët e përfshira në konflikt dhe t‘u thoshte se gjithçka duhej zgjidhur përmes dialogut", tha të hënën një zyrtar i lartë i administratës "Obama". "Nuk mund të bëni asnjë veprim përtej kufijve që vendos Kushtetuta". E megjithatë zyrtarët amerikanë thonë se nuk e prisnin që ushtria të shtyhej deri në atë pikë sa të ndërmerrte një grusht shteti. "Ka pasur bisedime për mënyrën si duhej shkarkuar Presidenti, si mund të arrestohej, nën çfarë autoriteti mund të kryheshin këto veprime", tha zyrtari amerikan, por duke nënvizuar se këto spekulime bazoheshin te manovrat e ligjshme dhe kurrsesi te një puç i mirëfilltë.
Nëse Zelaja e meritonte apo jo shkarkimin nga posti, mbetet një pikë e nxehtë debati në Honduras. Përplasje të ashpra u zhvilluan të hënën mes mijëra ushtarëve e mijëra mbështetësve të Presidentit. Protestuesit bllokuan rrugën, ndezën zjarre dhe i sulmuan ushtarët me gurë.
Në rrafshin diplomatik, tre prej fqinjëve të Hondurasit - Guatemala, Salvadori dhe Nikaragua - thanë se do ndërprisnin çdo lloj aktiviteti tregtar me të për 48 orë. Përtej kësaj, Venezuela dhe disa prej aleatëve të saj, përfshi Ekuadorin, Bolivinë, Nikaraguan dhe Kubën, bënë me dije se do tërhiqnin ambasadorët nga Hondurasi, në përpjekje për të izoluar qeverinë e re. Edhe Brazili ka bërë me dije se e ka urdhëruar ambasadorin e vet, i cili ndodhej jashtë Hondurasit në çastin e puçit ushtarak, mos të kthej më deri në një njoftim të dytë.
Përballë kritikave të ashpra nga të gjitha vendet e rajonit, qeveria e re që zëvendësoi atë të Zelajës, nën mbrojtjen e rreptë të ushtarakëve, i justifikoi veprimet e veta si përpjekje për të shpëtuar demokracinë në vend dhe jo për ta cenuar. Roberto Mikeleti, lideri veteran parlamentar, i cili bëri betimin presidencial përpara gjyqtarëve të lartë të dielën, kërkoi ta bindte komunitetin ndërkombëtar se arrestimi i Zelajës qe bërë në bazë të një mandati të ligjshëm të lëshuar nga Gjykata Supreme e vendit. "E respektojmë gjithë botën dhe i kërkojmë vetëm që të na respektojë e të na lërë të qetë", tha Mikeleti gjatë një interviste telefonike, duke vërejtur se zgjedhjet e parashikuara për t‘u zhvilluar në nëntor do të kryhen normalisht sipas planifikimeve.