E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhimbja e shpinës, ja si ta mundim

Çdo ditë të vitit, numri i personave
që vuajnë në botë nga dhimbjet e
shpinës është aq i madh, sa nuk do të
mund ta besonit kurrë. E megjithëse kjo
dhimbje shoqëron një pjesë jo të vogël të
ditëve tona, ne ende dimë shumë pak në
lidhje me të, me mënyrën e shmangies,
apo në fund të fundit me kurimin e saj.
Na ka ndodhur të gjithëve të mendojmë:
"Jo, një gjë e tillë nuk do të më ndodhë
kurrë", por në fakt na ka ndodhur, ose
mund të na ndodhë së shpejti. Kjo
dhimbje është e pashmangshme, për
më tepër për shkak të jetës sedentrare që
bëjnë sot shumë njerëz dhe pozicioneve
të zgjatura në një vend të caktuar, për
shembull përballë kompjuterit. Më
poshtë do të keni mundësinë të merrni
një informacion më të plotë për këtë
dhimbje dhe ndoshta këto njohuri herët
a vonë do t‘ju vijnë në dobi.
Dhimbja e shpinës është
shpesh e parashikueshme
Është një dhimbje që nuk del nga hiçi
dhe në më të shumtën e rasteve shkaktohet
nga një veprim fi zik i pazakontë.
Ndër veprime të tilla mund të rendisim:
përuljet, apo uljet e befta përpara ose
poshtë për të kapur diçka që mund të
na ketë rënë, apo mund ta kemi pranë,
por pa përkulur gjunjët. Një veprim i tillë
godet rajonin lumbar dhe krijon trauma
të vogla. Shumë e rrezikshme është edhe
ngritja e peshave të rënda dhe jo vetëm
kaq, por mbajtja e kësaj peshe larg trupit.
Nëse do ta mbështesnim në trup një
peshë të rëndë, për shpinën do të ishte
shumë më e lehtë. Për shembull, një rast
i tillë është marrja e diçkaje në sediljen
e pasme të makinës dhe çka është më
e keqe, është vazhdimi i një veprimi të
tillë edhe kur e ndjejmë dhimbjen që
tashmë ka nisur. Gjëja e parë që duhet
të bëjmë kur ndjejmë dhimbje shpine,
ndërsa jemi duke punuar tokën, duke
ngritur diçka, duke luajtur, bërë vrap, a
ushtrime fi zkulture, është që të ndalojmë
menjëherë veprimtarinë fizike dhe të
ulemi në një pozicion të mirë e që na
jep komfort. Shumë njerëz vazhdojnë
lëvizjet edhe pas dhimbjes, me shpresën
se ajo do të zhduket vetiu, por kjo nuk
ndodh thuajse kurrë.
Kujdes kockat e legenit!
Shumë veta as që e dinë ekzistencën
e tyre dhe të mendosh që ato janë
burimi i shumë dhimbjeve të shpinës.
Zakonisht ato dëmtohen nga peshat e
rënda. Zakonisht kjo dhimbje kalon
me një pushim të mirë, por ka raste,
nëse dhimbja vazhdon të jetë këmbëngulëse,
që duhet të konsultohet mjeku.
Diagnozat e gabuara
Të paktën në 80% të rasteve është
e pamundur që mjekët të bëjnë diagnozat
e duhura për shkaqet reale të
dhimbjes së shpinës. Kjo për shkak
se këto dhimbje kanë një strukturë
shumë komplekse, duke qenë se e
gjithë ajo zonë e trupit është e pasur
me një numër të madh nyjash, muskujsh,
ligamentesh. Megjithatë, të gjithë
ekspertët janë të një mendjeje në
lidhje me faktin se pjesa më e madhe
e këtyre dhimbjeve shkaktohen nga
shkaqe "mekanike" dhe në shumicën
e rasteve situata përmirësohet brenda
një periudhe 10-ditore. Vetëm në disa
raste dhimbjet janë pasojë e sëmundjeve
serioze.
Mos nxitoni menjëherë
te mjeku
Duke qenë se zakonisht dhimbjet e
kurrizit qetësohen brenda një periudhe
të shkurtër, mos nxitoni që sapo të
ndjeni pickime të vraponi për te mjeku.
Ka shumë të ngjarë që mjeku të mos
jetë në gjendje të bëjë një diagnozë të
saktë. Sigurisht që mund t‘ju japë disa
ilaçe, por ato nuk do të kenë ndonjë
efekt mbi ju. Pra, këshilla e parë, pasi
të qetësoheni, është të prisni.
Tabletat nuk mund ta
shërojnë dhimbjen e shpinës
Shumë njerëz janë të bindur në idenë
se hapjet, përmes një procesi misterioz,
i lehtësojnë dhimbjet e shpinës.
Por a është e mundur një gjë e tillë? Vite
më parë ishte në qarkullim një tabletë
shumë e suksesshme, që quhej "Lobak".
Për shkak të këtij emri të përzgjedhur
me zgjuarsi, mijëra vetë, përfshi edhe
vetë mjekët, besuan se bëhej fjalë për
një medikament specifik për dhimbjet
e shpinës së poshtme. Në fakt ishte
një qetësues i thjeshtë. Sigurisht që
qetësuesit mund të përdoren në disa
raste për dhimbjet e shpinës, sepse të
gjithëve na vjen mirë kur na lehtësohen
dhimbjet, megjithatë në parim, si
trajtim fillestar duhet marrë rregullisht
paracetamoli dhe jo mjekime të tjera.
Të ndihmosh veten
Kur dhimbja e shpinës godet, atëherë
kjo është një shenjë për ju që të veproni.
Fillimisht ndaloni çdo lloj pune që
jeni duke bërë dhe gjeni një pozicion
komod për t‘u qetësuar. Rrini ngrohtë.
Përpiquni që të vendosni ujë të nxehtë
në zonë. Më pas merrni paracetamol.
Nëse nuk keni asnjë lloj rezultati për 24
orë, atëherë dhe vetëm atëherë mund
të fi lloni të merrni qetësues të lehtë dhe
medikamente anti-infl amatore. Por para
kësaj duhet të lexoni me shumë vëmendje
indikacionet dhe fl etën shoqëruese.
Nuk duhet t‘i pini qetësues të tillë nëse
keni ulcerë. Një këshillë e fundit është që
mos të qëndroni për një kohë pa lëvizur
në shtrat, sepse një gjë e tillë ka të ngjarë
ta përkeqësojë situatën.
Nëse dhimbja vazhdon...
Mjeku që merret me dhimbjen e
shpinës është një mjek i posaçëm dhe jo
çdo doktor është në gjendje ta përcaktojë
diagnozën dhe për më tepër mjekimin.
Këta mjekë të posaçëm specializohen
vetëm për zonën e shpinës. Sigurisht
që nuk mund të bëjnë mrekullira, por
zakonisht ndihmojnë në përmirësimin
e situatës. Por ajo që ka rëndësi është
që të siguroheni se keni gjetur mjekun
e duhur.
Ushtrimet
Gjatë 15 viteve të fundit, autoritetet
mjekësore në Europë kanë dalë në një
mendim të përbashkët: gjëja më e keqe
për një dhimbje shpine është që të rrish
pa bërë gjë. Kjo bie në kontrast të madh
me atë që është besuar deri pak vite më
parë, madje që mbizotëroi gjatë gjithë
shekullit të kaluar, pra që pacientët me
dhimbje shpine duhet të qëndrojnë
shtrirë, mbi një vend shumë të sheshtë,
për shumë kohë. Sipas kërkimeve të
fundit shkencore, në mënyrë që pacientët
të mëkëmben shpejt, ata duhet
që të kryejnë stërvitje të ngadalta dhe
të shpeshta. Sigurisht, gjithçka duhet
të shpjegohet nga mjeku përkatës, por
ndër to mund të përmendim ecjen,
vrapimin e lehtë, disa lloj ushtrimesh
me gjymtyrët, por pa e tepruar e pa u
sforcuar, sepse do të kalonim në efekt
të kundërt.
Mjekimi alternativ?
Për shembull akupunktura? Për gjenerata
të tëra, mjekët perëndimorë u kanë
bërë rezistencë mjekimeve alternative,
në këtë rast akupunkturës. Por nuk ka
as më të voglin dyshim se ajo e qetëson
dhimbjen, duke përshpejtuar prodhimin
e endorfi nës (lëndës dhimbje-vrasëse
që prodhohet nga vetë trupi i njeriut),
e cila shkon menjëherë në gjak. Por a
ndihmon ajo në shërim? Kjo është një
çështje tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›