E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kjo javë me mot të paqëndrueshëm

Të paktën deri më 6 korrik, moti parashikohet të jetë me reshje, me pështjellime të vazhdueshme. Vranësirat, reshjet e shiut, problemet me uljet dhe ngritjet e temperaturave nga 2 deri në 3 gradë celsius do të jenë tipike të kësaj jave. Nga ana tjetër, dielli me rrezet e tij, plazhi, pishinat do të jenë pjesë e axhendës së secilit prej nesh, pas një jave.

Edhe fillimi i muajit korrik, ashtu si fundi i muajit qershor do të jetë i paqëndrueshëm edhe si pasojë e qarkullimit të rrymave të paqëndrueshme në rajonin tonë.

Shira më të dendur do të bien në zonat malore, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit. Vranësirat dhe shirat e dobët do të vijojnë si në mbrëmje, ashtu dhe gjatë natës, kryesisht në zonat veriore të Shqipërisë. Pothuajse në të gjithë vendin, koha do të jetë e vranët, shirat dhe reshjet do të na shoqërojnë nga jugu në veri. Madje, një mot i tillë i paqëndrueshëm, me reshje dhe gri, do të jetë i pranishëm edhe në fundjavë.

Reshjet e shiut dhe moti i vranët na kanë shoqëruar për gati dy javë me radhë. Në fillim temperaturat kanë qenë të larta, më pas ato kanë shënuar një ulje me disa gradë celcius, duke na rikthyer edhe një herë në një minisezon vjeshte, brenda muajit zyrtar të verës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›