Kandilat: këshilla për një verë të qetë
Jemi në stinën e nxehtë të verës dhe për pasojë temperaturat janë shumë të larta. Për t‘i bërë ballë të nxehtit të padurueshëm, pjesa më e madhe e njerëzve u është drejtuar plazheve. Ka persona që në këto momente po notojnë në det, e të tjerë që janë në punë, duke pritur me padurim marrjen e pushimeve.
Gjithsesi, në cilëndo kategori të bëni pjesë, dihet që jeni të rrezikuar nëse prekeni nga një kandil deti. Kontakti me të shkakton irritim dhe djegie të padurueshme.
Këto gjallesa që popullojnë detet janë shtuar edhe më tepër. Kandilat e detit janë të përbërë nga disa qeliza të quajtura "cnidocyst", të cilat në kontakt me lëkurën lëshojnë substanca që provokojnë djegie të forta dhe kruarje. Lëngu që lëshon kandili përbëhet nga tri proteina, secila me një efekt të ndryshëm: një është paralizuese, tjetra neurotoksike dhe e fundit djegëse.
Aktualisht nuk dihet ende arsyeja e shtimit të tyre, veçanërisht në Detin Mesdhe. Mendohet se shtimi i tyre i detyrohet pjesërisht ndotjes dhe pjesërisht ngrohjes së planetit (përfshi këtu edhe ujërat), duke bërë kështu që detet "të zbrazen" nga gjallesat e tjera të dobishme, siç janë breshkat, toni, peshqit-shigjetë etj., hipoteza të cilat deri nuk janë ende të qarta. Një ndikim të konsiderueshëm në këtë mbipopullim ka edhe shtimi i nivelit të ndotjes në ujërat e kripura, në të cilat derdhen pa pushim mbetjet e të gjitha llojeve, të pafiltruara më parë.
Ajo që dihet me saktësi është fakti se kur luani mes dallgëve, keni më shumë mundësi të prekeni nga ndonjë kandil deti. Kështu, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të tregoheni më të kujdesshëm për të shmangur ndonjë kontakt të mundshëm. Fillimisht duhet të njihni mirë pickimet e tij, për të qenë të sigurt nëse bëhet fjalë vërtet për një kandil deti. Sapo gjallesa bie në kontakt me lëkurën tonë, ndiejmë menjëherë një djegie të fortë dhe të padurueshme. Por mos u shqetësoni, sepse pas disa minutash mund të notoni sërish, edhe pse zona e prekur është e skuqur dhe me pika të vogla të kuqe. Pas 40 minutash, në zonën e prekur djegia dhe kruarjet bëhen më të forta. Pasojat fatale janë shumë të rralla te njerëzit, dhe nëse ka, personi mund të jetë prekur nga një kandil gjigand, ose pjesa e prekur është shumë e madhe për shkak të kontaktit me kandila të tjerë.
Vetëm në zonat tropikale të Oqeanit Paqësor gjendjen disa specie të cilat mund të shkaktojnë vdekjen. Një prej këtyre është "Physalia Physalis".
Nëse jeni të sigurt që ju ka prekur një kandil, atëherë nuk duhet të pushtoheni nga paniku. Përpiquni të dilni menjëherë në breg dhe kontrolloni nëse ju ka mbetur e ngjitur në zonën e prekur ndonjë masë lëngu e lëshuar nga kandili. Nëse po, atëherë pastrojeni menjëherë. Djegia që shkakton lëngu i lëshuar nga kandili nuk është e rrezikshme për jetën, por shoqërohet me skuqje dhe irritim të vendit të prekur.
Në rast se prekeni nga një kandil deti, ekspertët këshillojnë përdorimin e një xheli tkurrës me përmbajtje alumini (të cilin duhet ta mbani gjithmonë me vete kur shkoni në plazh). Ky xhel eviton përhapjen e helmit dhe lehtëson simptomat. Gjithashtu specialistët thonë se pjesa e trupit e prekur nga kandili i detit, ku ka depërtuar edhe substanca djegëse, nuk duhet të lahet me ujë të ëmbël, por duhet shpëlarë vazhdimisht me ujë deti.
Nuk duhet të përdorni kortizon ose ilaçe të ngjashme, të cilat kërkojnë shumë kohë për të kryer efektin.
Në faqen e tij të internetit, doktor Henri Memfis këshillon si alternativë për fëmijët përdorimin e një garze të lagur me ujë të vakët dhe uthull. Pas kontaktit me kandilin nuk duhet të ekspozoheni në diell, sepse zonat e prekura mund të bëhen më të kuqe e të irritohen edhe më shumë. Lidhur me përdorimin e pomadave dhe kremrave për djegie të tilla, specialistët këshillojnë që për këtë është më mirë konsultimi paraprak me mjekun, i cili më pas rekomandon kurën më të përshtatshme.
Ja disa këshilla të vlefshme:
- Mos përdorni akull.
- Shmangni mjekimet e bëra vetë, sidomos alkoolin, i cili mund ta rëndojë situatën. Maksimumi që mund të bëni është të përdorni ujë deti dhe bikarbonat natriumi për të larë plagën.
- Shpërlajeni pjesën e prekur me ujë deti (mos përdorni ujë të ëmbël, sepse situata mund të rëndohet), nëse nuk keni në dispozicion xhelin tkurrës me përmbajtje alumini.
- Edhe pse "helmi" që lëshon kandili jep kruajtje, nuk duhet ta trazoni plagën, sepse rrezikoni ta përhapni edhe më shumë zonën.
- Mos fërkoni sytë ose gojën pasi të keni prekur plagën.
- Nëse u kanë mbetur të ngjitura në trup pjesë të tentakulave të meduzave, pastrojini me shumë kujdes. Mos i hiqni me shpejtësi, sepse rrezikoni t‘i hiqni me gjithë lëkurë, e për pasojë "helmi" mund të depërtojë në plagë.
- Mbajeni gjithmonë me vete xhelin tkurrës me përmbajtje alumini.
- Mos i lejoni të tjerët të prekin pa doreza plagën.
- Në rast simptomash anormale, si të vjella, vështirësi në frymëmarrje ose debulesë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.