Federika Pelegrini: Mos më quani gruaja e mrekullive
E ulur në shkallët e pishinës, 20-vjeçarja Federika Pelegrini duket se e ka humbur shikimin tej në horizont mes shapkave, korsive dhe çantave. Brenda çantës së saj, një celular që bie pa pushim, një Ipod dhe sigurisht rekordi botëror në 400 metra stil i lirë. I fundit, që është edhe i shtati në karrierën e saj, është më delikati. Por, pavarësisht sukseseve dhe rekordit të ri, Federika tregon se asgjë nuk ka qenë e lehtë për të në këtë vit. Prova e saj në lojërat mesdhetare që po zhvillohen në Peskara rezultoi e suksesshme. Pas disa problemeve me shëndetin, ajo tregoi edhe njëherë se është një nga notaret më të mira në botë për momentin.
Federika, çfarë ju shqetëson?
Fakti se shumë më shohin si një notare të medaljeve dhe rekordeve, si kampionia që arrin të bëjë gjithçka shumë lehtë. Por, në të vërtetë, kam pasur shumë probleme të mëdha për të kaluar. Mendoja se rikthimi nga Pekini me medalje të artë dhe rekordin e 200 metave ishte më i lehtë për t‘u administruar. Kam kaluar shumë probleme. E urrej kur më quajnë gruaja e mrekullive.
Ndoshta ngaqë e harrojnë që jeni vetëm 20 vjeçe?
Unë ndiej presionin e të gjithëve. Jam rritur shpejt, larg nga shtëpia, në një mjedis të rriturish. Por në 5 gusht mbush 21 vjeçe.
Çfarë mund t‘i dhuroni vetes për këtë rast? Ndonjë çmenduri...
Eh sikur... Tani jam e fejuar, nuk mund të bëj më çmenduritë e dikurshme.
Le të flasim për rekordet? Ju keni vendosur shumë të tillë.
Rekordi im i fundit ishte i dëshiruar, jo i kërkuar. Befasova edhe veten. E kuptova se ishte e vërtetë vetëm kur pashë tabelën e kohës.
Mendimi i parë që ju kaloi nëpër mend?
Nuk mund ta besoj.
I dyti?
Bëra shtatë të tilla.
Ndoshta për këtë arsye është më i veçanti?
Po. Sepse problemi që kam pasur me astmën dukej se u zgjidh përfundimisht.
Mund ta cilësojmë si të kaluar?
Jo. Në fakt mu shfaq sërish në bateri. Por tani di si "ta administroj".
Si manifestohet në trup?
Më mbyllet goja. Më shtohen të rrahurat e zemrës. Gjithçka nis nga mendja.
Falë punës me psikologun, keni adaptuar mënyra për të ndërhyrë. Si?
Më thotë fraza që më godasin shumë fort në mendje. Fjalë që shuajnë krejtësisht ato ndjesi të çuditshme.
Çfarë për shembull, edhe pse është një pyetje shumë intime?
"Fede nuk është e vërtetë, e gjithë kjo nuk është e vërtetë".
Realisht, për çfarë frike bëhet fjalë?
Frikë për të vdekur duke u mbytur.
Pikërisht ju keni këtë lloj frike?
E di, është irracionale. Askush nuk e imagjinon se sa e vështirë ka qenë për ta përballuar.
Na keni lënë përshtypjen se nga pishinat e Peskarës keni dalë më e bukur, më e rritur, më e çlirët. Është e vërtet?
Po. Frikat të ndihmojnë të rritesh.
Liria është një vlerë e rëndësishme?
Thelbësore. Sapo ndihem e detyruar, rebelohem dhe bëj të kundërtën.
E keni pyetur veten se sa e vështirë është për një djalosh i cili ka të njëjtin zanat me ju, që të jetojë përkrah një atleteje kaq të suksesshme?
Shpesh. E vërteta është se në një çift sportistësh zilia dhe shpirti i garës ekzistojnë. Të shohësh se e fejuara jote është kaq e zonja, nuk është e lehtë për askënd dhe as për të fejuarin tim. Unë përpiqem të jem e kujdesshme. Nuk u jap shumë vlera gjërave, fluturoj ngadalë dhe gjithmonë përpiqem të qesh.
Funksionon?
Ndonjëherë.
Cilësia juaj më e mirë?
Përulja...
Defekti më i tmerrshëm?
Xhelozia dhe produktiviteti. Kam karakter të vështirë.
Për çfarë ndjeni keqardhje?
Që nuk jam më aq e dobët sa kam qenë..
Cili do të jetë tatuazhi juaj?
Një pilivesë në bërryl, për të cilën kam ca kohë që e mendoj. Unë u besoj rrethanave të jetës. Para se të vendosja rekordin në 400 metra, ishte një pilivesë e kuqe që më vinte rrotull. Tashmë e vendosa që atë do bëj.
Për sa u përket rastësive... Të dielën Valentino Rosi dhe Federika Pelegrini shkruan një tjetër kapitull në historinë e sportit.
Është bukur. Valentino është një kampion i madh, por Italia ka nevojë të ndryshojë vizion mbi sportin. Nuk është vetëm futbolli.
Planet për të ardhmen?
Të vazhdoj të përmirësohem deri në Lojërat Olimpike të Londrës më 2012.
Qatë për Majkëll Xheksonin?
Disa lot më dolën. Kam lindur me "Thriller" dhe jam rritur në vitet e tij të arta.
Aktualisht jeni duke shkruar një libër?
E vogël shkruaja shumë poezi, ndërsa tani shkruaj kur më vjen frymëzimi.
Pika referimi në letërsi?
Oriana Falaçi. Në shkollë të mesme, zysha më tha të lexoja një artikull që ajo kishte shkruar për 11 shtatorin. U preka shumë. Sot, libri im i preferuar është "Inat dhe krenari".
Do të tregojë të vërteta të hidhura?
Do të ketë gjëra që nuk do t‘u pëlqejnë shumë njerëzve. Por nuk kam ndërmend të jem e rezervuar.
Po titulli?
"Fillim i vështirë".
Për çfarë do që t‘ju pyesim tjetër?
Për emrat që do u vë fëmijëve.
Cilët janë?
Ermione ose Lucilla dhe Tomaso.
Cili është qëllimi i kësaj karriere të mrekullueshme që nisi në "Athinë 2004"?
Dua të më kujtojnë.
Pse keni dyshime për këtë?
Noti nuk është si futbolli, rezultatet mbahen mend më pak.
Nuk ju mjafton që keni dhënë maksimumin?
Se di... Por nëse më quani një supergrua, do të mërzitem shumë.