E Diel, 1 Nëntor 2026

31 për qind e rusëve mbështesin pavarësinë e Kosovës

Autori i Lajmit: red.
31 per qind e qytetarëve të Rusisë e mbështesin pavarësinë e Kosovës. Këtë e konfirmon rezultati i sondazhit të realizuar nga Instituti rus për Studimin e opinionit public, VVZIOM ndërsa 38 per qind prej tyre janë kundër pavarësisë. Në muajin mars të këtij viti, sonadazhet dëshmonin se vetëm 15 per qind e qytetarëve rus mbështesin vendimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimti Evropian për ta mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe 41 per qind e rusëve ishin kundër. "Rezultatet e këtij studimi lidhen me pranimin rus të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut," thekson Drejtori i Institutit për vlerësime strategjike, Sergej Osnobishev i cili kishte tërhequr vërejtjen për rrezikun e precedentit kosovar. Në fakt, sipas tij, studimi ka dëshmuar se rusët janë të gatshëm tani të mbështesin edhe Nagorni Karabahin dhe Pridnjestrovljen që kanë shpallur pavarësinë nga Azerbajxhani përkatësisht Moldavia. “Fillimisht Kosova e më pas republikat gjeorgjiane. Kështu krijohet parimi i sovranitetit të përgjithshëm, ndërsa populli është i gatshëm ta pranoj edhe Nagorni Karabahin dhe Pridnjestrovljen," ëshët shprehur Osnobishev sipas të cilit rasti i Kosovës ka hapur kutinë e Pandorës”. Pas shpalljes së rezultateve të studimit të fundit të Institutit rus për Studimin e opinionit public, VVZIOM Drejtori i Institutit për vlerësime strategjike, Sergej Osnobishev thekson se elita politike në Rusi ka ëndrra të egëra rreth perspektivës së ndarjes së Ukrainës ndërsa përfundon: “Edhe në Rusi ka rajone që mund të shpallin të drejtën e tyre për vetvendosje. Kjo do të thotë se Evropa është e ulur në fuqi baroti.”.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›