Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina refuzojnë rezolutën serbe për Kosovën
Autori i Lajmit: red.
"Respektojmë qëndrimin e çdo shteti, i cili duke mbrojtur politikën e tij kombëtare për integrime evropiane, mundohet të gjejë edhe përgjigje ndaj presioneve që janë reale. Kështu u shprehë Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç në prag të fjalimit të tij në Nju Jork dhe pas takimit me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç nga i cili nuk mori përgjigje për mbështetjen e Podgoricës zyrtare rreth rezolutës serbe e cila do ti nënshtrohet votimit në Asamblenë e 63 të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast Presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar Tadiçin mbi presionet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Podgoricës zyrtare për ta pranuar shtetin e Kosovës. "I kam përcjellur pritjet reale të bashëksisë ndërkombëtare, me theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke i bërë me dije se ky realitet i pritjeve vazhdon me vendosmëri që të bëhet," tha Vujanoviç. Iniciativa serbe e cila kërkon mendim për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësië,nuk e ka as mbështetjen e Bosnje Hercegovinës. “Për shkak të refuzimit të kryesuesit të Kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Haris Sillajxhiç nuk ështës arritur konsensusi për kërkesën e Serbisë, kështu që Bosnja nuk do të marr pjesë në procesin e votimit, kur do të vendoset për rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,” është shprehur anëtari serb i kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç duke iu përgjigjur Ambasadorit të Serbisë në këtë vend, Grujica Spasoviç i cili duke shprehur pakanqësinë jo vetëm për këtë përgjigje theksoi se nuk ka pritur nga shtetet fqinje se do të jenë neutrale lidhur me këtë çështje kaq të rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008