Ronaldinjo nën hetim, dyshohet për lidhje me trafikantë
Autori i Lajmit: red.
Transferi i sivjetshëm i Milanit, Ronaldinjo, shpreson se do të luajë në takimin derbi të fundjavës, të cilin skuadra e tij e luan kundër kampionit dhe rivalit të qytetit, Inter, ndërkohë që asi brazilian thekson se është shumë me rëndësi që “rosonerët” të fitojnë trepikëshin. “Unë kamë vetëm disa javë te Milani, por më pëlqen shumë qyteti dhe ndihem shumë mirë këtu”. “Tanimë kam filluar ta ndiej atmosferën unike që ofron derbi. Dëshiroj të luaj, por do ta respektoj secilin vendim të trajnerit tim”. “Pavarësisht nëse luaj ose jo, e rëndësishmja është që ta fitojmë ndeshjen dhe t i marrim tri pikët. Nëse inkuadrohem në lojë, do të jap gjithçka nga vetja”, - ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës. Por gjithsesi, telashet nuk kanë fund për Ronaldinjon. Emri i sulmuesit të Milanit ka dalë gjatë një hetimi të hapur nga Prokuroria e Porto Alegros, pas arrestimit të Riçard Alex da Silva Martins, i cili konsiderohet si kapo i organizatës më të madhe të narkotrafikantëve në shtetin e Rio Grandes. Ai është arrestuar në shtëpinë e mesfushorit të Mançester Junajtid, Anderson, madje kapobanda është përpjekur t i shpëtojë policisë me një makinë të markës “Porche Cayenne”, në pronësi të futbollistit 20-vjeçar. Sipas autoriteteve braziliane, mbi Ronaldinjon nuk rëndon ende asnjë akuzë, por ai do të merret në pyetje nga hetuesit. Emri i sulmuesit të Milanit ka dalë gjatë përgjimeve telefonike, ku ai fliste me Anderson për një festë, ku do të merrte pjesë edhe Alex da Silva. Gjatë operacionit të policisë braziliane janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të cilëve u janë gjetur armë, drogë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Ndërkohë, Ronaldinjo dhe Anderson priten të udhëtojnë muajin tjetër për në Brazil, ku dhe do të merren në pyetje nga prokurorët e Rio Grandes. Skuadra e Milanit, siç është bërë e ditur, do të udhëtojë në Shqipëri në datën 14 tetor ku do të zhvillojë një miqësore me skuadrën e Tiranës, ndeshje e cila, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë si protagonist sulmuesin brazilian, Ronaldinjo.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008