Botërori 2010 në Afrikën e Jugut, zbulohet maskota, është Zakumi
Autori i Lajmit: red.
Një leopard me krifën jeshile, i quajtur Zakumi do të jetë maskoti i Botërorit 2010 që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut. Imazhi i kompeticionit të ardhshëm më të madh të futbollit botëror është prezantuar në “Cape Toën”, gjatë një konference për shtyp, ku morën pjesë organizatorët dhe zyrtarë të lartë të FIFA-s. Emri Zakumi është një bashkim, mes Za që është shkurtimi i Afrikës së Jugut në gjuhën vendase dhe Kumi, që në shumë gjuhë afrikane përfaqëson numrin 10. Në videon promocionale, leopardi shfaqet duke kërcyer dhe luajtur futboll me fëmijët. Gjithashtu, ai do të stampohet në gjithçka që ka të bëjë me Botërorin 2010. Po ashtu, organizatorët kanë filluar menjëherë promovimin e këtij kompeticioni, ashtu siç kishte kërkuar presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i cili gjatë vizitës së fundit në Afrikën e Jugut ishte shprehur se organizatorët duhet të nisnin fushatën publicitare, që e gjithë bota të njihej me Afrikën e Jugut. Për herë të parë në historinë e botërorëve, FIFA zyrtarizoi një maskot në finalet e vitit 1966 që u zhvilluan në Londër. Ai ishte një luan me emrin Uilli.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008