Autoriteti i Konkurrencës heton shoqëritë e sigurimeve
Autori i Lajmit: red.
Shoqëritë e sigurimeve tani mund t u nënshtrohen hetimeve, në lidhje me dëmshpërblimet. Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar padinë e bërë nga gjashtë shoqëri sigurimesh, të cilat kishin kërkuar nga Gjykata e Rrethit, anulimin tërësisht të vendimit të Komisionit të Konkurrencës, për hapjen e hetimit të thelluar në tregun e sigurimit ndaj palëve të treta (T.P.L.(
Vendimi
Të gjitha shoqëritë e sigurimit do të hetohen në rast se kallëzohen nga klientët në lidhje me mosshlyerjen e dëmeve financiare. Gjykata e Apelit e arsyetoi këtë vendim me faktin se “vendimet që shërbejnë për hapjen e procedurave hetimore nga Sekretariati ashtu edhe nga Komisioni i Konkurrencës, nuk janë akte me karakter administrativ dhe, për rrjedhojë, palët nuk mund të legjitimohen për kundërshtimin e tyre në gjykatë”. Bëhet fjalë për një hetim mbi sigurimet dhe abuzimet e mundshme në to nga kompanitë private dhe ajo shtetërore. Autoriteti i Konkurrencës, në mbështetje të ligjit 9121, “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, kishte hapur një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të detyrueshme për periudhën 2005-2006. Në përfundim të këtij hetimi, Komisioni i Konkurrencës me vendimin 45, datë 19 janar 2007, u shpreh për hapjen e një hetimi të thelluar. Kjo erdhi pasi u vunë re shkelje të konkurrencës në këtë treg. Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 2372, dt. 3 prill 2007, hetimi i mëtejshëm i Autoritetit të Konkurrencës për T.P.L. ishte pezulluar.
Autoriteti i Konkurrencës
Me marrjen e këtij vendimi, Autoriteti i Konkurrencës, ka rifilluar hetimet në tregun e sigurimit të detyrueshëm në Tregun Motorik, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta si TPL e brendshme dhe Kartoni Jeshil. Lidhur me policën kufitare, me vendimin nr. 50 të Komisionit të Konkurrencës, u vendos ndalimi i aktmarrëveshjes “Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorik”, e lidhur nga 8 shoqëri sigurimi: Sigma, Sigal, Atlantik, Intersig, Interalbanian, Albsig, Eurosig dhe Insig, si një marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, pasi fiksonte çmimin dhe ndante tregun. Edhe ky vendim i Komisionit të Konkurrencës u la në fuqi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Komisioni me këtë vendim ka gjobitur në masën 2 për qind të xhiros së vitit 2005 të gjitha shoqëritë e sigurimit të përmendura më sipër. Në bazë të nenit 80 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” është Policia Tatimore organi i ngarkuar me vjeljen e këtyre gjobave. Ky institucion është i detyruar që të vjelë këto gjoba dhe mund ta pezullojë këtë veprim vetëm në rast se vetë gjykata shprehet për pezullimin e ekzekutimit. Deri tani Policia Tatimore, nuk e ka realizuar këtë detyrë funksionale të saj, me gjithë insistimet e herëpashershme të AK dhe shqetësimin publik të Kuvendit dhe të ministrit të Financave, se po vonohet mbledhja e gjobave të vendosura nga Komisioni i Konkurrencës duke ulur efektivitetin real të funksionimit të tij në treg.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008