E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Qëndrimi ynë i njëjtë si i BE-së dhe SHBA-ve

Autori i Lajmit: red.
Qëndrimi i Kosovës lidhur me emrin e Maqedonisë është në pajtim me qëndrimet e SHBA-ve dhe BE-së. Një deklaratë të tillë e ka bërë kryeministri kosovar Hashim Thaçi nga Prishtina. "Kosova është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe qëndrimi i kësaj bashkësie, BE-së dhe SHBA-ve, është edhe qëndrim i Prishtinës zyrtare", deklaroi kryeministri Thaçi, pas takimit me ministrin e Mbrojtjes e Lituanisë, Juzas Olekas. Thaçi shtoi se Prishtina do ta përshëndetë njohjen maqedonase të Kosovës, duke shtuar se kjo do të jetë në interes të përbashkët për të dyja shtetet dhe qytetarët e saj. "Me rëndësi është ajo se njohja jo vetëm që do ta thellojë bashkëpunimin midis dy shteteve, por edhe do ta hapë perspektivën evroatlantike për të dyja shtetet, për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal", deklaroi Thaçi.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›