E Shtunë, 31 Tetor 2026

320 mijë euro për bankën e gjakut

• Banka e gjakut në qytetin e Vlorës do të rikonstruktohet plotësisht.

Me një investim prej 320 mijë eurosh, projekt i përbashkët kjo qendër do të jetë një nga 4 qendrat rajonale që pritet të ngrihen në shkallë vendi. Banka e gjakut do të pajiset  me aparatura dhe mjete bashkëkohore. Krahas kësaj, specialistë përkatës nga spitali i Vlorës, do të nisen brenda këtij muaji në Itali, për të marrë kualifikimin e nevojshëm për metodat bashkëkohore, që do të aplikohen në këtë drejtim. Projekti i bankës së gjakut, përbën investimin e parë në këtë drejtim, për qytetin e Vlorës. Në këtë qendër, ka mjaft mungesa në preparate dhe në pajisje të nevojshme për të kryer funksionin. Nga ana tjetër, banka e gjakut në Vlorë, është përballur herë pas here edhe me mungesa të rezervave të mjaftueshme të gjakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›