Masaro vjen më 22 prill për miqësoren e Milanit
• Daniele Masaro, ish-sulmuesi i Milanit dhe i Italisë, i cili aktualisht kryen detyrën e shefit të zyrës së marrëdhënieve me publikun, do të vijë sërish në Tiranë më 22 prill.
Këtë radhë ftesën ia kanë bërë drejtuesit e kompanisë “Taçi Oil”. Masaro, i cili ishte pak ditë më parë për të prezantuar projektin e “Milan Junior Camp” në Tiranë, u surprizua tej mase nga mikpritja në Shqipëri dhe menjëherë pasi ka marrë ftesën për të vizituar sërish Tiranën, ai ka pranuar. Italiani më 21 prill do të udhëtojë drejt Greqisë për një vizitë pune dhe mësohet se drejtuesit e kompanisë së “Taçi Oil” do t’i vënë në dispozicion një avion çarter për t’i siguruar udhëtimin nga Greqia në Tiranë. Pritet që gjatë vizitës së tij të dytë një nga temat e bisedimeve të jetë edhe ardhja e Milanit në Tiranë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren shqiptare në muajin gusht. Drejtuesit e kompanisë shqiptare po shtojnë përpjekjet për ta sjellë Milanin në Tiranë para se të fillojë kampionati i ardhshëm dhe ka shumë gjasa që kjo të ndodhë, pasi edhe vetë Masaro gjatë vizitës së parë e konfirmoi.