E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona-Mançester kompletojnë katërshen

• Barcelona dhe Mançester Junajtedi janë dy skuadrat e tjera që i bashkohen Çelsit dhe Liverpulit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Barcelona ka arritur të përsërisë të njëjtin rezultat si në ndeshjen në transfertë kundër Shalkes, duke fituar sërish me rezultatin 1-0 dhe kjo i ka mjaftuar për të siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Një përballje e hapur, në të cilën të dyja skuadrat krijuan mjaft raste për shënim, por pa arritur të jenë të qetë dhe të saktë para portës kundërshtare. Ka mjaftuar goli i Jaja Ture, në minutën e 43-të të pjesës së parë, për të vulosur gjithçka. Mesfushori arriti të përfitojë nga një rrëmujë e krijuar brenda zonës kundërshtare, duke shtyrë qetësisht topin në rrjetë. Roma i jep lamtumirën turneut, duke dalë e mundur edhe nga “Old Trafford”, ku Mançester Junajtedi 1-0, falë një goli të Tevezit. Për 30 minuta italianët nuk ishin në lartësinë e duhur, por më pas ia vështirësojnë jetën Mançesterit, që nuk kishte në formacionin bazë Ronaldon e Runin. Episodi që penalizmi Romën, erdhi në minutën e 30-të, kur De Rosi gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›