Kompania ‘Taçi Oil’ do një klub të Serisë A
• Një klub i Serisë A sezonin e ardhshëm mund të ketë pronar një biznesmen shqiptar.
Jetmir Halilaj
Kompania “Taçi Oil” është në bisedime me disa klube italiane të njohura dhe shumë shpejt do të blejë një skuadër të njohur italiane. Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra e komunikimit me publikun të “Taçi Oil International”. Kësaj kompanie i ka premtuar asistencë edhe klubi i Milanit, përfaqësues të të cilit po luajnë rolin e ndërmjetësit. Këta të fundit kanë premtuar se do t’i ndihmojnë drejtuesit e “Taçi Oil” që të lidhen me një agjenci, e cila do të bëjë të mundur ndërmjetësimin e bisedimeve mes palëve shqiptare dhe disa prej klubeve që pritet të ndërrojnë pronar gjatë vitit të ardhshëm.
Klubet
Disa nga emrat e klubeve që janë përmendur gjatë kohëve të fundit, kanë qenë Siena, Livorno, Kaljari dhe Kievo. Kjo e fundit megjithëse aktualisht luan në Serinë B është në krye të listës së kompanisë shqiptare për dy arsye: së pari, sepse klubi veronez ka probleme financiare dhe së dyti, sepse është një nga skuadrat kandidate për t’u ngjitur sezonin e ardhshëm në Serinë A. “Nuk mund të japim emra konkretë, sepse jemi ende në fazën e vëzhgimit të terrenit. Në lojë janë disa klube të njohura të Italisë, por deri tani nuk kemi arritur në asnjë përfundim. Megjithatë është e vërtetë se drejtuesit e kompanisë “Taçi Oil” po kërkojnë të blejnë aksionet e një klubi italian shumë të njohur dhe që sipas të gjitha gjasave, sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A”, ka pohuar zyra për komunikimin me publikun e “Taçi Oil International”.
Bisedimet
Rezart Taçi, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë “Taçi Oil” është i pasionuar pas futbollit. Burime pranë tij kanë bërë të ditur se gjithnjë ka pasur dëshirë të ketë në pronësi një klub të Serisë A dhe për të realizuar këtë dëshirë të tij, mjaftoi një takim me Silvio Berluskonin, ish-kryeministrin italian, i cili është njëkohësisht edhe presidenti i Milanit, klubit me më shumë trofe në planet. Pas bisedimeve edhe me disa nga specialistët e klubit të Milanit, këta të fundit i premtuan se do ta ndihmonin Taçin për t’u futur në bisedime me ndonjë nga klubet italiane, të cilat janë të gatshme të shesin aksionet e tyre. Përfaqësuesit e Milanit janë shprehur gjithashtu, të gatshëm për t’i prezantuar palës shqiptare agjenci të posaçme, të cilat merren me studimin e vlerës së aksioneve klubeve, të cilat më pas kanë mundësi edhe të bëjnë rolin e ndërmjetësit gjatë bisedimeve për shit-blerjen. Kompania “Taçi Oil”, bëri të mundur zhvillimin e turneut “Milan Junior Camp Tirana”. Ky është një aktivitet që organizohet nga klubi i Milanit në 46 vende të botës, por nuk ishte organizuar asnjëherë më parë në Shqipëri. Gjithçka është bërë e mundur pas një takimi mes presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni dhe menaxherit të përgjithshëm të “Taçi Oil” në fillim të këtij viti.