E Shtunë, 31 Tetor 2026

3289 TË PASTREHË DUHET TË LIROJNË BANESAT E ZËNA

Gazeta Shqip

Në përputhje me Aktin Normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve, Enti Kombëtar i Banesave, dorëzoi dje pranë një banke private listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe që përfi tojnë
kredi me interes zero për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Lista me 3289 persona që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, ku peshën kryesore e zënë Bashkia e Tiranës, me 908 raste, Durrës me 869 dhe Shkodër me 605, u dorëzua në bankë dje në mesditë. Nga ky moment, ata duhet të aplikojnë pranë bankës për të përfi tuar kredinë për strehim.

Brenda datës 1 nëntor 2012, banesat e zëna duhen liruar, thuhet në vendimin e qeverisë. Në rast të kundërt, pronarët e ligjshëm duhet ti drejtohen gjykatës për ekzekutimin e vendimit.

Lista e familjeve, me statusin ish prone private, qe do te trajtohen me kredi per strehim (Shkarkojeni ne PDF).

3289 TË PASTREHË DUHET TË LIROJNË BANESAT E ZËNA burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›