E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi publik dhe Bypass i Fierit, debate në komision

Kërkesa u bë teksa në komision po diskutohej për kredinë prej 35 milion lekësh nga Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për ndërtimin e BYPASS-it të Fierit. Ndërkohë, deputetët e mazhorancës thanë se kjo kredi nuk ndikon në rritjen e borxhit publik.

Sipas përfaqësuesve të mazhorancës, borxhi publik është nën nivelin maksimal të lejuar, prej 60 për qind. Projekti i ndërtimit të Bypass-it të Fierit është një ndër projektet kryesore për zhvillimin e infrastrukturës së Jugut të vendit, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Integrim.

Bypassi i Fierit është pjesë e korridorit shumë të rëndësishëm Veri- Jug, i cili do të shkurtojë ndjeshëm distancën për automjetet e transportit, biznesin dhe turizmin. Bypassi i Fierit do të jetë një bypass rrugor i tipit të autostradës interurbane, midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km. Kjo kredi ka një afat shlyerje prej 20 vjetësh./Start/

                                                                                             2012-09-05 15:52
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›