E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra, me ekonominë më konkurruese në botë

Forumi Ekonomik Botëror tha në një raport të ri se Zvicra mbetet ekonomia më konkurruese në botë.

Raporti thotë se vendet e tjera evropiane po mbeten prapa, dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu po rrëshqasin në këtë drejtim.

Raporti vjetor mbi Konkurrueshmërinë Globale, që bazohet në të dhënat publike dhe anketat e udhëheqësve të biznesit, thotë se Greqia e shkatërruar nga borxhi ka rënë për gjashtë vende, dhe tani gjendet në vendin e 96-të, pas Ekuadorit e Mongolisë, në renditjen e 144 vendeve.

Raporti thotë se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten lidere në botë për inovacionet, konkurrenca e përgjithshme për to ka rënë për të katërtin vit me radhë, duke rënë në vendin e shtatë.

Raporti thotë se Franca ka humbur gjithashtu terren, duke rënë në vendin e 21-të. Mes fuqive në zhvillim, Kina renditet më lartë, në vendin e 29-të.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›