Komisioni:Të deklarohen shpenzimet mbi 5 milionë lekë nga zyrtarët
Çdo nënpunës apo zyrtar që shpenzon mbi 500.000 lekë apo merr dhurata mbi këtë shumë duhet që ta deklarojë.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave e miratoi në parim projektligjin "Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar” i cili synon që të luftoj korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm të personave.
Rozarta Rrgallina përfaqësuese e ILDKP-së shpjegoi ndryshimet dhe deklaroi se kjo masë është marrë pasi ka zyrtarë apo nënpunës që shpenzojnë më tepër nga sa fitojnë.
Ndryshimet në projektligj dhe zbatimi i tij pritet që të mos kenë efekte financiare pasi gjithçka do të mbulohet prej buxhetit ekzistues.