E Hënë, 2 Nëntor 2026

34 vjeç, mosha më e mirë për të lindur

29/04/2005  Mosha më e mirë për të lindur? 34 vjeç. Një lajm shumë i gëzueshëm për të gjitha gratë që duan të bëjnë karrierë. Ky është rezultati i publikuar së fundmi në Britaninë e Madhe, bazuar në kërkimet e realizuar në këtë vend. Sipas këtij studimi, mosha më e mirë për t’u bërë nënë nuk është

20-25 vjeç, siç mendojnë në përgjithësi femrat, por rreth moshës 34-vjeçare. Shkencëtarët kanë zbuluar se kurba e problemeve shëndetësore nisin të zvogëlohen pas moshën 22-vjeçare, duke arritur pikën më të ulët, apo gjendja më e mirë shëndetësore, është 34 vjeç, dhe për të nisur sërish rritjen e saj. Tezë kjo që nuk të bind lehtë. Disa mjekë të gjinekologjisë nënvizojnë se pas moshës 35-vjeçare, gratë bëhen më pak fertile. Ata pohojnë se mund të presësh deri në moshën 30-vjeçare për të lindur fëmijën e parë, por është më mirë të mos e shtysh më në kohë lindjen, pasi, nëse do të shfaqen probleme, ka kohë për t’i kuruar ato apo edhe për të realizuar fekondimin artificial, në rastet kur ky mund të jetë i nevojshëm. Por, ndërkohë, të tjerë mjekë pohojnë se gjithçka varet nga gjendja shëndetësore e grave, për të mos folur konkretisht për një moshë ideale për të lindur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›