Soja, në ndihmë të menopauzës

29/04/2005 Tashmë në ndihmë të një periudhe të vështirë, siç është menopauza, vjen edhe soja. Një studim amerikan i publikuar në revistën “Gazeta amerikane e ushqimit klinik” ka zbuluar se disa elementë të sojës kanë një efekt pozitiv te gratë që janë në menopauzë, duke qenë njësoj si estrogjeni dhe janë emërtuar ‘isoflavin’. Isoflavin-ët e sojës janë substanca të marra nga proteina e sojës dhe paraqesin një strukturë të ngjashme me estrogjenët, madje marrin edhe të njëjtat veprime fiziologjike. Është vërejtur se, nëse do të merren rregullisht nga gratë, atëherë simptomat e pakëndshme të shkaktuara nga menopauza do të zvogëlohen ndjeshëm.
Në fakt, gratë e orientit, që ushqehen në mënyrë të bollshme me sojë, i përshtaten më mirë se gratë perëndimore çekulibrimit hormonal të shkaktuar nga menopauza, që ndër shqetësimet e saj më të mëdha sjell përqëndrimin e kalciumit në gjak. Zakonisht, 99 për qind e kalciumit është i depozituar në kockë, ndërsa 1 për qind gjendet në gjak dhe niveli i tij në gjak duhet të jetë konstant. Kur ky nivel ulet, ashtu siç ndodh si pasojë e ndryshimeve hormonale gjatë menopauzës, kalciumi merret nga kockat dhe futet në gjak. Si pasojë shkaktohet dobësimi i zonës së brendshme e kockave. Megjithëse ende nuk është e qartë nëse këta ‘isoflavin’ ndikojnë apo jo te kalciumi, por ajo që është tashmë e qartë është efekti pozitiv i tyre në shëndetit dhe gjendjen e mirë fizike të grave që janë në menopauzë. Ndërkohë, shkencëtarët amerikanë janë ende duke kryer studime të tjera.