E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rishfaqet debati mbi ligjshmërinë e luftës

29/04/2005  Irak

Kryekëshilltari ligjor i qeverisë britanike, Prokurori i Përgjithshëm, Lordi Goldsmith, ka riafirmuar se sipas opinionit të tij, pushtimi i Irakut në 2003 ishte i ligjshëm dhe ka shtuar se kjo ishte dhe këshilla që ai i dha Kryeministrit britanik, Toni Bler. Për muaj të tërë, qeveria ka qenë nën presion për të bërë të ditur këshillën ligjore sekrete që Toni Bler mori nga prokurori i Përgjithshëm, ndërsa Kryeministri po ndeshej me pyetjen "A do të ishte lufta në Irak e ligjshme”. Tani një pjesë e kësaj këshille, që edhe kabineti nuk e ka parë në atë kohë, duket se ka dalë pa pritur. Në të Lordi Goldsmith debaton çështjet ligjore. Ai pranon se nuk ka besim se një gjykatë mund të gjejë të ligjshëm çdo lloj pushtimi pa rezolutën e dytë të OKB. Ja një pjesë nga ajo që shkroi Lordi Goldsmith.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›