E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berluskoni fiton votëbesimin

29/04/2005  Itali

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, dhe kabineti i tij i qendrës së djathtë fituan votëbesimin në parlament, një ditë pasi përcaktuan përparësitë politike për vitin e ardhshëm. Qeveria fitoi sot votëbesimin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të vendit, në Dhomën e Deputetëve, me 334 vota pro dhe 240 kundër. Votimi në Senat pritet të mbahet nesër. Zoti Berluskoni dha dorëheqjen javën e kaluar, pas një krize të koalicionit për shkak të humbjeve të rënda në zgjedhjet rajonale të mbajtura në fillim të muajit. Por, Presidenti italian, Carlo Azeglio Ciampi, e emëroi përsëri, pasi zoti Berluskoni vendosi se mund të krijonte një kabinet të ri. Kryeministri ka bërë thirrje për krijimin e një partie të vetme të qendrës së djathtë para zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›