Si të mos shëndoshemi pasi lëmë duhanin

29/04/2005 Të gjithë ata që kanë nisur, apo po arrijnë ta fitojnë betejën e lënies së duhanit, se të refuzosh cigaret të shëndoshin. Shtimi në peshë është pasojë e një sërë mekanizmash psikologjikë dhe fiziologjikë, që, tashmë janë shumë të qartë dhe ndaj të cilëve është shumë vështirë të luftohet, madje, edhe me një strategji të menduar mirë.
Duhani është një ritual dhe prishja e këtij rituali, në këtë rast mungesa e cigareve, zëvendësohet me diçka tjetër, ku si zakonisht te të gjithë njerëzit, është ushqimi.
Ndërkohë, ish-duhanpirësi ndjehet më mirë dhe kështu shtohet edhe dëshira për të ngrënë. Duke e lënë cigaren nis të ndjesh më shumë shijet dhe qëndrimi në tavolinë të jep edhe më shumë kënaqësi. Gjithashtu edhe efektet fiziologjike të lidhura ngushtë me përbërësit e cigares. Nikotina, falë efektit stimulues në sistemin nervor simpatik, në përgjithësi shkakton rënien e metabolizmit.
Studime të ndryshme kanë treguar se një i rritur që pi mesatarisht 10-12 cigare në ditë, ka një rënie të metabolizmit me rreth 200 kalori. Por çfarë duhet të bëjmë që të mos e shohim veten të shëndoshur, pasi kemi hequr dorë nga duhani? Gjëja e parë që duhet bërë është të bëhen më shumë lëvizje, duke rritur kështu konsumin e energjive. Për shembull, një shëtitje e përditshme prej 20 minutash të mjaftojnë për të harxhuar 200 kaloritë që më parë i kishin djegur cigaret. Kjo gjë arrihet edhe më lehtë, pasi ndalohet duhani, pasi arrihet të marrësh frymë më lirisht. Një tjetër zgjidhje është edhe kufizimi i kalorive, duke hequr dorë nga ndonjë gjë. Kështu për të ulur marrjen e 200 kalorive mjafton të hiqet dorë nga 50 gr djathë, 60 gr bukë, ose 50 gr makarona, ose 2 lugë vaj. Ndërkohë që, nëse bëhet më shumë aktivitet fizik dhe ushqehemi më pak, mund të arrijmë në atë që konsiderohet niveli i dobësimit.
Dëmi që shkaktojnë cigaret në organizmin e njeriut është shumë i madh. Përveç problemeve që shkaktohen në aparatin e frymëmarrjes, gjithashtu shkaktohet rritja e tensionit, e kolesterolit, si dhe dobësohet aftësia e organizmit për absorbimin e yndyrnave. Nikotina është e aftë të bllokojë të ashtuquajturën ‘lipasi’, pra aftësinë e tretjes së yndyrnave. Kështu, duke hequr dorë nga duhani është thjesht një dhuratë që i bëjmë vetes, pasi do të ndjehemi më mirë dhe do të zvogëlojmë rreziqet për organizmin dhe shëndetin tonë.